GJENEVË – Ghebreyesus: Tërheqja amerikane nga OBSH është humbje për të gjithë

Më datë:

Sot shënohet një vit që kur presidenti amerikan Donald Trump urdhëroi tërheqjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), vetëm disa orë pas marrjes së detyrës.

Sipas marrëveshjes mes SHBA-së dhe agjencisë së OKB-së me seli në Gjenevë, tërheqja hyn zyrtarisht në fuqi sot, pasi u përmbush periudha e detyrueshme njëvjeçare e njoftimit.

Teorikisht, një nga kushtet e parashikuara në marrëveshje për t’u tërhequr nuk është përmbushur, pasi SHBA nuk i ka paguar plotësisht kontributet financiare siç ishte rënë dakord.

Megjithatë, OBSH-ja nuk ka mjete për të kërkuar pagesën apo për të refuzuar tërheqjen.

“Shpresoj që SHBA ta rishqyrtojë vendimin dhe të rikthehet në OBSH,” tha në Gjenevë drejtori i përgjithshëm Tedros Adhanom Ghebreyesus, duke shtuar se nga ky hap humbasin të gjithë.

“Tërheqja është humbje për SHBA-në dhe gjithashtu humbje për pjesën tjetër të botës,” tha Tedros, duke theksuar se çështja nuk ka të bëjë me paratë, por me bashkëpunimin dhe solidaritet.

Pakënaqësia e Trumpit me OBSH-në daton që nga pandemia e koronavirusit.

Ai u përpoq ta nxirrte SHBA-në nga organizata gjatë mandatit të tij të parë. Por, pasardhësi i tij, Joe Biden, u bë president para se të përfundonte afati njëvjeçar dhe e anuloi urdhrin e Trumpit.

Trump e akuzon OBSH-në për keqpërdorim fondesh dhe për menaxhim të dobët të pandemisë.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Grupet kriminale shpërndanin drogë në Tiranë, lihen në burg 14 persona

Gjykata Penale e Tiranës la sot nën masën e...

“Një armë 8 mijë euro”/ Kishte mbushur makinën plot me municione, arrestohet

Policia e Tiranës ka finalizuar sot në 24 prill...

Vendim i BE-së: 90 miliardë euro kredi për Ukrainën dhe raund i ri sanksionesh ndaj Rusisë

Liderët e Bashkimit Evropian kanë mirëpritur përfundimin e bllokadës...

Kamioni përplas për vdekje 61-vjeçarin në Kombinat

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar në zonën...