16.5 C
Tirana

U kap me kokainë, arrestohet 45-vjeçari në Tiranë, i sekuestrohen edhe armë gjahu e sportive

Më datë:

Shërbimet e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, në kuadër të një procedimi penal ndjekur me metoda proaktive, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, kanë organizuar dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Cargo 1”.

Si rezultat i këtij operacioni, u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit Ervin Kaftiraj, 45 vjeç, banues në Tiranë.

Shërbimet e Policisë kanë lokalizuar në një parkim, në afërsi të Rrethrrotullimit të Tegut, shtetasin E. K., të cilit iu gjet një sasi lënde narkotike kokainë, që dyshohet se e posedonte me qëllim shitjen në sasi, në zona të ndryshme të Tiranës.

Më tej, gjatë kontrollit të banesës, iu gjet 1 armë gjahu dhe 1 armë sportive.

Lënda narkotike, së bashku me 1 motomjet, 1 aparat celular, 1 armë gjahu dhe 1 armë sportive, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Aksidenti tragjik te Ura e Dajlanit, lihet në burg shoferi

Gjykata e Shkallës së Parë e Durrësit, vendosi këtë...

“Berisha zbulon mesazhet e dosjes Balluku: Palloshi i gjatë dhe kontrolli i të dhënave private nga Ergys Agasi”

https://www.youtube.com/live/DasbiBQXR3c?si=9d57tJiMX2TZfjj6 Kreu i PD Sali Berisha po mban një bashkëbisedim...

Ëndrra amerikane në pritje! Mijëra shqiptarë të prekur nga pezullimi i vizave të emigrimit

Në maj të vitit paraprak, ajo ishte përzgjedhur fituese...

“Grupi i mashtrimit me call center në pranga, autoritetet zbulojnë skemën e punës”

Në kuadër të një hetimi të përbashkët me autoritetet...