“Jemi të braktisur”/ Banorët e Këlcyrës protestojnë para bashkisë: Do të bllokojmë aksin nacional nëse…

Më datë:

Banorët e Këlcyrës janë ngritur në protestë për mungesën e shërbimeve bazike, ujit të pijshëm dhe energjisë elektrike.

Më të prekurit janë banorët e zonave malore, veçanërisht të fshatit Katundisht, të cilët shprehen se prej kohësh ndihen të braktisur dhe pa vëmendjen e institucioneve.

Sipas tyre, situata është përkeqësuar edhe më tej pas motit të keq dhe përmbytjeve të ditëve të fundit, të cilat kanë shkaktuar dëme dhe kanë lënë pas pasoja ende të pa adresuara.

Në mungesë të një hapësire tjetër për të shprehur revoltën, banorët e Katundishtit dhe fshatrave përreth janë grumbulluar përpara godinës së Bashkisë së Këlcyrës.

Ata paralajmërojnë se, nëse nuk ka ndërhyrje të menjëhershme për zgjidhjen e problemeve, do të bllokojnë aksin nacional.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Beyer thekson rëndësinë e transparencës gjyqësore, Berisha: Qëndrojmë të vendosur për Europën

Pas takimit që zhvilloi sot me Peter Beyer, Raporter...

Ndodhen në Kinë! Ndërtohen shkallët lëvizëse më të gjata në natyrë në botë

Një qytet në Kinë ka ndërtuar sistemin më të...

“Të çmendur” pas Botërorit, Infantino: Më shumë se 500 milionë kërkesa për bileta

Botërori i FIFA-s 2026 pritet të jetë një ngjarje...

Byrek me kungull dhe djathë dhie

Përbërësit: 1 petë sfoliat (ose brumë për byrek) 400 g kungull,...