14.5 C
Tirana

“Berisha: ‘Rilindasit kanë marrë pamjen e Ballukut, Rama e di se Linda dhe Mirlinda janë figura kyçe të AKSHI’”

Më datë:

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ashpërsuar akuzat ndaj kryeministrit Edi Rama gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të PD, duke e akuzuar se është përfshirë drejtpërdrejt në aferat e fundit që, sipas tij, kanë çuar edhe në kërkesën e SPAK për arrestimin e zv/kryeministres Belinda Balluku.

Berisha deklaroi se Rama “ka nisur një betejë me Kushtetutën”, të cilën e cilësoi si më të rrezikshmen për vendin, ndërsa tha se kryeministri është në dijeni të plotë për personat dhe skemat që, sipas tij, qëndrojnë pas aferave të AKSHI-t dhe institucioneve të tjera shtetërore.

“Edi Rama e di se Mirlinda dhe Linda janë personazhe kyçe të AKSHI-t. Ai e di se aty ku thuhet Ermal Beqiri është Armand Frangu. I ka të vërtetuara të gjitha, nga Gerond Meçe deri te zyrat e Ergys Agasit,” u shpreh Berisha.

Sipas liderit të opozitës, kryeministri po përpiqet të shpëtojë veten përmes lobimeve dhe presioneve, por theksoi se kjo nuk do ta ndalë përballjen me drejtësinë dhe qytetarët. Ai përdori tone të ashpra edhe ndaj mazhorancës, duke e akuzuar se po mbron Ballukun dhe zyrtarë të tjerë të lartë.

“Po mbron veten e tij. Edhe vaj të nxehtë do t’u hidhte në vesh në mesnatë nëse do i siguronte shpëtimin, por nuk shpëton dot. Rilindasit kanë marrë fytyrën e Belinda Ballukut, u ka ikur fytyra” deklaroi Berisha.

Berisha paralajmëroi mobilizim të gjerë qytetar kundër qeverisë, duke thënë se opozita do të ngrejë në këmbë çdo shqiptar deri në largimin e Edi Ramës nga pushteti.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Rama: Universitetet kanë rritur kapacitetin financues jashtë buxhetit të shtetit

 Kryeministri Edi Rama mori pjesë sot në Konferencën e...

Gjyqi i Ilir Beqajt për koncesionin e sterilizimit shtyhet, debate mbi provat dhe procedurat

Gjyqi i ish-ministrit Ilir Beqaj, i akuzuar në lidhje...

Balliu: Komuniteti evropiane pezulloi fondet për dixhitalizimin

Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, deklaroi sot se...

Spiropali pritet nga homologu në Kiev: Shqipëria, mbështetje të palëkundur ndaj Ukrainës

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali,...