Betimi i ushtarakëve të rinj, President Begaj: Uniforma juaj qëndron përkrah atyre të vendeve aleate në NATO

Më datë:

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, i uroi sot, më 29 dhjetor, suksese efektivë të rinj të Forcave të Armatosura përgjatë ceremonisë së betimit të studenteve në Akademinë e FA.

Begaj u shpreh se efektivët e rinj përfaqësojnë shpresën, vazhdimësinë dhe forcën morale të institucionit të mbrojtjes.

Dukë sjellë në vëmendje strategun e ushtrisë amerikane, ish-Sekretarin e Shtetit, Colin Pawell, Presidenti Begaj i këshilloi të rinjtë se suksesi arrihet gradualisht dhe për këtë u shpreh se ata duhet të studiojnë dhe punojnë fort, të bëjnë më të mirën e mundshme dhe të mos reshtin se punuari, duke u treguar të tjerëve që e bëjnë mirë punën e tyre.

“Uniforma që vishni sot është simbol nderi, përgjegjësie dhe dinjiteti. Ajo qëndron denjësisht përkrah uniformave të tjera të vendeve aleate në NATO dhe përfaqëson Shqipërinë në çdo mision, brenda dhe jashtë vendit. Shpreh bindjen se kjo uniformë do të shërbejë si busulla juaj morale dhe profesionale, në shërbim të paqes, sigurisë dhe lirisë”, deklaroi Presidenti i Republikës. 

Si Komandat i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura, Presidenti Begaj theksoi gjatë fjalës përshëndetëse të efektivëve të rinj se misioni i tyre shkon përtej profesionit, pasi është nder,  krenari dhe shërbim ndaj mbrojtjes së atdheut, garantimit të paqes dhe sigurisë.  

Presidenti i Republikës vlerësoi se Forcat të Armatosura kanë dëshmuar profesionalizëm, besueshmëri dhe përkushtim ndaj NATO-s dhe paqes ndërkombëtare dhe Shqipëria ka kontribut aktiv në misione dhe operacione të NATO-s, Bashkimit Evropian dhe Kombeve të Bashkuara.  

“Shqipëria do të vijojë rritjen e buxhetit të mbrojtjes jo vetëm për të përmbushur angazhimet ndaj Aleancës, por për të garantuar rritjen cilësore dhe të qëndrueshme të Forcave të Armatosura, sepse fuqia e një ushtrie nuk matet vetëm me pajisje apo numra, por, mbi të gjitha, me njerëzit që e përbëjnë, me brezat e rinj që i bashkohen asaj. Matet me ju.” – deklaroi Presidenti Begaj gjatë kësaj ceremonie.

Ai theksoi se “Akademia e Forcave të Armatosura ka një rol dhe përgjegjësi të madhe: përgatitjen e liderëve të rinj ushtarakë, të aftë për të përballuar mjedisin bashkëkohor të sigurisë dhe standardet e ndërveprueshmërisë me NATO-n

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

U përfshi nga flakët, shkrumbohet restoranti në Parkun e Qafë-Shtamës

Një restorant në Parkun Kombëtar të Qafë-Shtamës është përfshirë...

Vizita e Ramës, solidaritet i drejtpërdrejtë me Emiratet e Bashkuara Arabe

Kryeministri Edi Rama ndau sot fotoalbumin e vizitës në...

Merr fund arratia! Vrau 38-vjeçarin tre vite më parë, arrestohet autori në Fier

Një 38-vjeçar ka përfunduar në pranga për një ngjarje...

Kurti e Abdixhiku nuk arrijnë marrëveshje për presidentin e ri të Kosovës

Partia në pushtet Lëvizja Vetëvendosje (LVV) dhe partia opozitare...