Rama: Shqipëria, e 39-ta në botë për lirinë ekonomike dhe njerëzore

Më datë:

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se Shqipëria renditet e 39-ta në klasifikimin e përgjithshëm të indeksit të Institutit Amerikan “Cato”, ndërsa në Europën Lindore zë vendin e 9-të.

Gjatë konferencës së fundvitit me gazetarët, Rama bëri të ditur se ky vlerësim vjen nga Instituti “Cato”, një institut i njohur ndërkombëtarisht, i cili publikon edhe atë që njihet si “indeksi i indekseve”, lidhur me lirinë njerëzore dhe lirinë ekonomike.

Sipas kryeministrit, Shqipëria ka një pozicion mjaft inkurajues, duke u renditur e 39-ta në nivel global dhe e 9-ta në Europën Lindore, sipas ndarjes rajonale të raportit.

Ai theksoi se për sa i përket lirisë ekonomike, Shqipëria renditet përpara vendeve si Polonia, Bullgaria, Kroacia, Hungaria dhe Greqia, ndërsa edhe në aspektin e lirisë njerëzore ka një pozicion pozitiv krahasuar me disa vende të tjera.

“Ky raport është një pasqyrë pozitive për vendin”, u shpreh Rama.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Shiu i dendur lë pa drita Lezhën, vështirësi dhe për bizneset

Reshjet e shiut të nisura prej mëngjesit të sotëm...

U përfshi nga flakët, shkrumbohet restoranti në Parkun e Qafë-Shtamës

Një restorant në Parkun Kombëtar të Qafë-Shtamës është përfshirë...

Vizita e Ramës, solidaritet i drejtpërdrejtë me Emiratet e Bashkuara Arabe

Kryeministri Edi Rama ndau sot fotoalbumin e vizitës në...

Merr fund arratia! Vrau 38-vjeçarin tre vite më parë, arrestohet autori në Fier

Një 38-vjeçar ka përfunduar në pranga për një ngjarje...