18.5 C
Tirana

Hetimet për 21 Janarin, SPAK thërret në 18 dhjetor Ilir Metën

Më datë:

Ish-presidenti Ilir Meta është thërritur nga Prokuroria e Posaçme për t’u paraqitur ditën e enjte (18 dhjetor) në orën 10:00 për të dhënë deklarime mbi hetimet për 21 Janarin.

Ishte vetë Meta i cili nga ambientet e paraburgimit “313” ku po qëndron aktualisht, shprehu disa javë më parë gatishmërinë për të dëshmuar para SPAK lidhur me një nga ngjarjet më të rënda të historisë pluraliste shqiptare, atë të 21 Janarit 2011.

Në kërkesën e tij, Ilir Meta kërkoi të merret në pyetje në cilësinë e personit që ka dijeni mbi rrethana dhe fakte konkrete që lidhen me protestën e dhunshme të 21 Janarit, ku mbetën të vrarë katër qytetarë në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Kërkesa iu drejtua specifikisht prokurorit Shehu, i cili po heton dosjen e rihapur të kësaj ngjarjeje.

Për këtë ngjarje SPAK ka marrë në pyetje ish-zyrtarë të lartë të Policisë, Gardës, dhe ish-Ministri e Brendshëm të kohës, Lulzim Basha, ish-presidentin Bamir Topi, si dhe ish-kryeministrin Sali Berisha, etj,.

Hetimet për 21 janarit 2011 nisën pas kërkesës së familjarëve të Aleks Nikës, që prej më shumë se një dekadë kërkojnë drejtësi për vrasjen e djalit të tyre, ndërkohë që është e vetmja vrasje pa autor në ngjarjen e 21 janarit. Në vitin 2020, Prokuroria e Tiranës i pezulloi hetimet edhe vrasjen e Aleks Nikës që kishte mbetur pa autorë për t’i rihapur sërish në 2021. Familja e Aleks Nikës ka kërkuar vazhdimisht që kjo çështje ti kalonte për hetim SPAK por ky i fundit nuk pranonte të hetonte një çështje e cila po hetohej njëkohësisht edhe nga Prokuroria e Tiranës.

Në 14 nëntorit 2023, Gjykata e Strasburgut doli në përfundimin se 21 janari ishte krim shtetëror dhe duhet të hetohet si i tillë nga drejtësia shqiptare. Strasburgu vendosi që për çështjen e Aleks Nikës t’i hapej rrugë hetimit të munguar. Me anë të këtij vendim familja Nika ju drejtua Gjykatës së Lartë.

Pas një viti, Gjykata e lartë doli më një vendim ku urdhëroi SPAK të regjistronte kallëzimin e familjes Nika dhe të niste hetimet për 21 Janarin.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Meloni në parlamentin italian: Marrëveshja për emigrantët me Shqipërinë do të funksionojë

Kryeministrja e Italisë Giorgia Meloni deklaroi në parlamentin italian...

Çfarë bën opozita nëse Kuvendi rrëzon SPAK për Ballukun? Berisha tregon planin

“Kam sjellë provat, dokumentin, ku faktohet se jo vetëm...

Kreu dy vite burg për shpërdorim detyre, ish-kryetari i bashkisë së Himarës ankimon vendimin në Gjykatën e Lartë

Ish-kryetari i Bashkisë së Himarës, Jorgo Goro, ka ankimuar...

VanHorn takon Shehajn: Roli i opozitës aktive, thelbësor për demokraci të fortë

E Ngarkuara me Punë e Shteteve të Bashkuara të...