E Ngarkuara me Punë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Nancy VanHorn takoi sot kryetarin e Partisë Mundësia, Agron Shehaj.
Përmes një njoftimi në rrjetet sociale, Ambasada e SHBA-së në Tiranë theksoi se takimi me Shehajn u zhvillua “për të dëgjuar vizionin e partisë së tij për ndërtimin e një të ardhmeje më të mirë për Shqipërinë”.
Sipas Ambasadës së SHBA-së, biseda theksoi rolin thelbësor që luan një opozitë aktive në një demokraci të fortë.
“Ambasada e Shteteve të Bashkuara është e përkushtuar të punojë me udhëheqës nga i gjithë spektri politik për të çuar përpara sigurinë e të dy vendeve tona”, njoftoi Ambasada amerikane.


