Zbardhen detaje nga sherri mes nxënësve të një shkolle 9-vjeçare në Sarandë.
Në orët e para të mëngjesit të sotëm, 13-vjeçari, Santiago Gerdhuqi, dhe 15-vjeçari Rajan Haderi (i lënduari) janë konfliktuar në ambientet e brendshme të shkollës në oborrin e shkollës jopublike ‘Dea’.
Fillimisht sherri ka nisur me fjalë ‘pse të kalosh ti i pari dhe jo unë’.
Pas kësaj 13-vjeçari ka nxjerrë thikë dhe ka qëlluar 15-vjeçarin në pjesën e qafës.
Raportohet se i lënduari ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Sakaq mësohet se 13-vjeçari nuk është kapur ende nga policia.


