Një nga kritikat më të mëdha për Botërorin e vitit 2026 lidhet me çmimin e lartë të biletave, në krahasim me edicionin e Katarit 2022.
Megjithatë, FIFA ka vendosur që të marrë një vendim për t’ju ardhur në ndihmë tifozëve që duan të ndjekin nga afër spektaklin e Kupës së Botës. Do të ekzistojë një kategori që quhet tribuna bazë dhe çmimi i biletave për të do të jetë 60 dollarë për 104 ndeshjet e kampionatit që do të zhvillohet në SHBA, Meksikë dhe Kanada.
Nisma synon që të mbështesë tifozët që duan të ndjekin kombëtaret e tyre gjatë gjithë turneut. Deri më tani, nga procesi i përzgjedhjes me short janë pranuar 20 milionë kërkesa për bileta nga tifozët, të cilët do të jenë të vetmit që do të kenë akses në këtë kategori.
“Biletat e tribunës bazë do t’u rezervohen tifozëve të kombëtareve të kualifikuara, federatat anëtare kanë detyrën për shpërndarjen e tyre. Çdo federatë do të përcaktojë kriteret për procesin e aplikimit, por duhet të sigurohet që biletat t’u jepen tifozëve më besnikë të kombëtareve të tyre”, thuhet në komunikatën e FIFA-s.
Procesi i përzgjedhjes me short vazhdon të jetë i hapur dhe do të qëndrojë deri më 13 janar. Koha e aplikimit nuk ndikon në mundësinë e përzgjedhjes.
Botërori i vitit 2026 do të nisë më 11 qershor me ndeshjen Meksikë–Afrikë e Jugut në stadiumin “Azteka”


