15.5 C
Tirana

Goditet grupi kriminal në Kamëz, shisnin armë. Dy në pranga e një në kërkim

Më datë:

Pas një hetimi të gjatë tre mujor me metoda proaktive, Policia e Shtetit ka finalizuar sot më 17 dhjetor 2025 operacionin e koduar “Members”, duke goditur një grup kriminal të përfshirë në shitjen e armëve të zjarrit në Tiranë.

Siç njofton Policia, gjatë këtij operacioni janë identifikuar tre pjesëtarë të grupit, dy prej të cilëve janë vënë në pranga, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim. “Nga hetimet janë identifikuar 3 pjesëtarë të këtij grupi. Vihen në pranga 2 prej tyre, shpallet në kërkim njëri”, thuhet në njoftimin zyrtar të Policisë.

Si rezultat i operacionit janë sekuestruar dy armë zjarri pistoleta dhe municion luftarak, të cilat dyshohet se do të shiteshin në kryeqytet. Policia nënvizon se sekuestrimi i këtyre armëve është një hap i rëndësishëm drejt goditjes së veprimtarisë kriminale që kërcënon sigurinë e qytetarëve.

Sipas Policisë, operacioni është finalizuar pas tre muajsh hetime të kryera me metoda proaktive nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5, në drejtimin e Prokurorisë së Tiranës.

“Si rezultat i hetimeve të kryera me metoda proaktive, gjatë 3 muajve, nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5, në drejtimin e Prokurorisë së Tiranës, është finalizuar operacioni i koduar ‘Members’.” Në kuadër të këtij operacioni, u ndaluan shtetasit B. J., 29 vjeç dhe Xh. Sh., 60 vjeç, të dy banues në Kamëz, të cilëve Gjykata e Tiranës iu ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”. Ndërkohë, u shpall në kërkim shtetasi S. C., 29 vjeç, gjithashtu banues në Kamëz”, njoftojnë uniformat blu.

Policia sqaron se hetimet vijojnë për identifikimin dhe kapjen e pjesëtarëve të tjerë të përfshirë në grup. “Vijojnë hetimet, në drejtimin e Prokurorisë, për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të këtyre shtetasve, identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në grup”.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Meloni në parlamentin italian: Marrëveshja për emigrantët me Shqipërinë do të funksionojë

Kryeministrja e Italisë Giorgia Meloni deklaroi në parlamentin italian...

Çfarë bën opozita nëse Kuvendi rrëzon SPAK për Ballukun? Berisha tregon planin

“Kam sjellë provat, dokumentin, ku faktohet se jo vetëm...

Kreu dy vite burg për shpërdorim detyre, ish-kryetari i bashkisë së Himarës ankimon vendimin në Gjykatën e Lartë

Ish-kryetari i Bashkisë së Himarës, Jorgo Goro, ka ankimuar...

Hetimet për 21 Janarin, SPAK thërret në 18 dhjetor Ilir Metën

Ish-presidenti Ilir Meta është thërritur nga Prokuroria e Posaçme...