6.5 C
Tirana

Rama ‘godet’ ministrat: Kush s’jep informacion, të sanksionohet

Më datë:

Sot më 16 dhjetor 2025 u zhvillua Konferenca e VII Kombëtare për të Drejtën e Informimit, një tryezë e përbashkët mes autoriteteve publike, partnerëve europianë, shoqërisë civile dhe organizatave të medias.

Kryeministri Edi Rama theksoi se Shqipëria ka ndërtuar një infrastrukturë funksionale për transparencën, duke përmirësuar kapacitetet për qasje në informacion dhe duke promovuar projekte të reja si Transparent Albania.

Kryeministri Edi Rama deklaroi se qeveria e sheh gotën gjysmë plot dhe media, gjysmë plot. “I kemi ndarë rolet, ju e shikoni gotën gjysmë bosh dhe unë e shoh gjysmë plot. Kjo është dinamika që shoqëron demokracinë tonë”.

Ai shtoi se vlerësimet e SIGMA-s tregojnë se Shqipëria ka infrastrukturë funksionale për transparencën dhe se projekti Transparent Albania synon të centralizojë gjithë informacionin në një platformë të vetme, ku qytetarët mund të kërkojnë informacion pa vonesa burokratike. “Një pjesë e mirë e problemeve vijnë thjesht nga përtacia burokratike” ,theksoi Rama.

Ai shtoi se do të dekriminalizohet edhe shpifja. “Nuk kemi dërguar gazetarë në gjyqe për shpifje. Ne do ta dekriminalizojmë shpifjen. Do e bëjmë këtë, edhe pse unë besoj se këtu nuk është problem liria e fjalës, por liria e shpifjes. Ne kemi bërë progres të mjaftueshëm, por patjetër që duhet punuar më shumë për më tepër progres”, deklaroi kreu i qeverisë.

Rama tha se zgjidhja për të drejtën e informimit, është që të sanksionohen zyrtarët e lartë. “Kush ministër nuk jep informacion zyrtar brenda afatit, duhet të sanksionohet. E bëmë këtë edhe me parkimet e ministrave dhe duhet ta bëjmë edhe me kërkesat për informacion. Për të qenë shumë transparent, unë i kam bërë komisionerit një vërejtje se ka një element të munguar në veprimtarinë e tij, që është ai i sanksioneve për autoritetet më të larta. Dhjetë ditë është koha për t’u përgjigjur, pavarësisht se kjo mund të jetë shumë për intensitetin me të cilin sot zhvillohet bota e informacionit. Nëse në ditën e 11-të nuk ka përgjigje, duhet të ketë sanksioneUnë besoj tek sanksionet, sepse në fund të ditës nuk janë kot dhe unë nuk besoj te vetërregullimi i shqiptarëve, grekëve, ballkanasve, italianëve etj, Nuk besoj te vetërregullimi”, tha Rama.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Osmani në Bruksel, merr pjesë në Samitin e Liderëve të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka udhëtuar...

SPAK i kërkon Kuvendit heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar,...

Draft-konkluzionet e BE-së për Zgjerim: Kosovës i kërkohet Asociacioni, reforma, përparim në dialog…

Këshilli për Çështje të Përgjithshme i Bashkimit Evropian miraton...

Dy lokale ishin kthyer në ambient të lojërave të fatit, tre të arrestuar, nën hetim i mituri që po vinte baste

Zbulohen 2 lokale të vëna në dispozicion të organizimit...