Presidenti grek pret Spiropalin: Zbatoni kartën e të drejtave të minoritetit etnik grek.

Më datë:

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali ka zhvilluar një takim zyrtar në Greqi, ku është pritur nga Presidenti grek Kostandinos Tasulas.

Tsulas deklaroi se Athina zyrtare mbështete rrugën europiane të Shqipërisë, ndërsa është ndalur dhe te emigrantët shqiptarë në Greqi.

“Vlerësojmë rolin konstruktiv dhe integrimin e lartë  të emigrantëve shqiptarë që jetojnë në Greqi”, është shprehur ai.

Ndërsa ministrja vlerësoi mbështetjen e dhënë nga Greqia për vendin tonë në rrugëtimin drejt BE.

Kjo bisedë miqësore reflekton dëshirën, ambicien, po dhe për marrëdhëniet tona historike të përkthyera në një vizion të përbashkët siç dhe ju përmendët.

Do jetë kënaqësia ime që këto dy ditë vizitash, në pritjen e parë në Presidencë, më pas me kolegë dhe komunitetin shqiptar këtu, ne të diskutojmë edhe më gjerësisht mbi marrëdhëniet tona historike, si aleat i NATO-, partner de facto strategjik, por edhe si mbështetje të vijueshme që Greqia i ka dhënë në Shqipërisë në rrugëtimin evropian.”, ka thënë ndër të tjera ministrja Spiropali.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Automjeti i punonjësit të policisë në Vlorë digjet, hetime për urdhër kriminal nga burgu

Digjet qëllimisht një automjet në pronësi të një punonjësi...

Protesta dhe përplasjet, Berisha ngre akuza për përdorim të mjeteve të forta nga policia

Një ditë pas protestës së PD, Berisha ka dënuar...

Nga “Mine Peza”, Balliu denoncon dhunën dhe akuzon policinë

Nga “Mine Peza”, ku vizitoi të ndaluarit e protestës...