14.5 C
Tirana

Rexhepi takon ambasadorin e OSBE, në fokus sfidat e shqiptarëve në Luginën e Preshevës

Më datë:

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar (KKSH), Enkel Rexhepi, është takuar sot me ambasadorin e ri të OSBE-së, Marcel Pesko, ku ka paraqitur sfidat me të cilat po përballet komuniteti shqiptar në Luginën e Preshevës.

Rexhepi theksoi se situata në Luginë nuk është teknike, por prek drejtpërdrejt përfaqësimin institucional, sigurinë dhe të drejtat themelore të shqiptarëve.

Ai denoncoi bllokimin e 304,511.16 eurove të dedikuara për KKSH-në, fonde të cilat janë refuzuar tre herë pa asnjë arsye, pavarësisht se 35,448 tekste mësimore tashmë janë shpërndarë dhe 3,650 nxënës i përdorin çdo ditë. Sipas tij, ky bllokim përbën goditje të drejtpërdrejtë ndaj institucionit.

Gjatë takimit u diskutua edhe për dëmet që po shkakton bllokimi i subvencioneve bujqësore, mungesa e përfaqësimit të shqiptarëve në polici dhe rreziku i krizës së sigurisë që rrjedh nga kjo situatë. Rexhepi nënvizoi se një polici multietnike është urgjencë e kohës.

Ai theksoi dy çështjet më të rënda që po dëmtojnë jetën e shqiptarëve çdo ditë: Pasivizimi i adresave, që po zhvendos artificialisht popullsinë shqiptare; Mospërfillja e njohjes së diplomave, e cila po i privon të rinjtë nga e drejta për punë në profesionet ku janë kualifikuar.

Rexhepi kërkoi trajtim urgjent të të dyja çështjeve, si dhe zbatimin e Planit 7 pikësh dhe Planit operacional për punësimin e shqiptarëve në institucionet shtetërore në nivel lokal – dokumente që ai i cilësoi bazë për afirmimin e të drejtave të shqiptarëve në Luginë.

Në fund, ai theksoi se bashkëpunimi institucional mes KKSH-së dhe OSBE-së mbetet thelbësor për adresimin e sfidave aktuale.

Postimi i plotë:

Sot u takuam me Ambasadorin e ri të OSBE-së z. Marcel Peško, ku paraqitëm hapur sfidat me të cilat po përballen shqiptarët në Luginë. Situata nuk është teknike. Ajo prek përfaqësimin tonë institucional, sigurinë dhe të drejtat themelore.

Theksuam bllokimin e 304,511.16 eurove të dedikuara për KKSH-në, refuzuar tri herë pa asnjë arsye, megjithëse 35,448 tekste tashmë janë shpërndarë dhe 3,650 nxënës i përdorin çdo ditë. Kjo është goditje e drejtpërdrejtë ndaj institucionit tonë.

Diskutuam edhe dëmin nga bllokimi i subvencioneve bujqësore, mungesa e përfaqësimit të shqiptarëve në polici dhe krizën e sigurisë që kjo sjell. Policia multietnike është urgjencë.

Theksuam dy plagët më të rënda që po prekin jetën e njerëzve çdo ditë. Pasivizimi i adresave që po zhvendos artificialisht popullsinë shqiptare.Mospërfillja e njohjes së diplomave, që i privon të rinjtë tanë nga puna dhe profesioni për të cilin janë kualifikuar.Kërkuam trajtim urgjent të pasivizimit dhe njohjes së diplomave.

Realizimin e Planit 7 pikësh dhe Planit Aksional për punësimin e shqiptarëve nëpër institucionet shtetërore në nivel lokal, si dokumente bazë për afirmimin e të drejtave të shqiptarëve.Vazhdimi i bashkëpunimit institucional mes KKSH-së dhe OSBE-së mbetet thelbësor.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Marrëdhënia e ‘ftohur’ me SHBA, Kurti: Është faji i Serbisë, ne i jemi bindur gjithmonë

Edhe pse është një fakt publik ftohtësia që SHBA...

GREQI – Vazhdojnë protestat dhe bllokimet e rrugëve nga fermerët

Bujqit dhe blegtorët në rajonin e Greqisë Perëndimore po...

Rama: OECD, Shqipëria e para në rajon për shërbimet e punësimit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se sipas raportit të...

Berisha për Bashën: Do t’i vija një kryq të kuq

Partia Demokratike festoi të enjten 35-vjetorin e themelimit të...