Më shumë se gjysma e britanikëve besojnë se Kina është përgjegjëse për përhapjen e shpejtë të koronavirusit të ri (COVID-19), ka treguar një anketë e re.
Sipas anketës së realizuar për gazetën britanike Daily Mail nga Redfield & Wilton, 56 për qind e qytetarëve të Britanisë hedhin përgjegjësinë mbi Pekinin për përhapjen.
Anketa gjithashtu thotë se ka një mbështetje të madhe për një ndalim global të të ashtuquajturave “tregje të lagëta” të kafshëve, pasi disa shkencëtarë besojnë se virusi e ka origjinën në një treg të tillë në Wuhan të Kinës.
Rezultatet e anketës erdhën pasi sekretari i Jashtëm britanik Dominic Raab tha dje se pandemia duhet të shqyrtohet në detaje.
Kina dje rishikoi numrin e vdekjeve në Wuhan, ku u shfaqën rastet e para, duke shtuar 50 për qind më shumë viktima në numrin e raportuar fillestar nga zyrtarët. Në qytet u shtuan 1.290 vdekje në numrin zyrtar, duke e çuar shfirën e përgjithshme në 3.869.
Anketa zbuloi se 26 për qind e popullatës së Britanisë nuk e konsiderojnë Kinën përgjegjëse për pandeminë, kurse 18 për qind nuk ishin të sigurtë.
Gati 75 për qind e britanikëve votuan për një ndalim në gjithë botën për “tregjet e lagëta” dhe 54 për qind mbështesin idenë e emërtimit të virusit si “Virusi i Wuhanit”.


