14.5 C
Tirana

OJQ-të grevë simbolike: Kosova ka nevojë për sundim të ligjit e jo inkurajim të korrupsionit

Më datë:

Koalicioni i organizatave joqeveritare i përbërë nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), Lëvizja FOL dhe Iniciativa për Progres (INPO), “Javën Kundër Korrupsionit 2025” e kanë nis me grevë njëditore si formë proteste kundër korrupsionit dhe kundër politikave që po e paralizojnë funksionimin e shtetit.

Hulumtuesja ligjore në IKD, Arrita Rezniqi tha se aksioni simbolik për grevë njëditore është përgjigje e mos reagimit të institucioneve karshi problematikave që shoqëria civile i ka ngritur.

Ajo theksoi se qëllimi i këtyre tri OJQ-ve është që ta shndërrojmë “Javën Kundër Korrupsionit 2025”, një moment kërkese të qartë se duhen institucione funksionale, që punojnë në interes të qytetarëve dhe që luftojnë korrupsionin.

“Mungesa e reformës së plotë në drejtësi, mos fillimi i vettingut në drejtësi, korporatizimi në sistemin prokurorial, ligjet kundër-kushtetuese, mungesa e strategjisë kundër korrupsionit, pezullimi i dialogut strategjik nga SHBA-të, mungesa e dialogut social, sulmet e vazhdueshme ndaj gazetarëve, shoqërisë civile, institucioneve të drejtësisë, e bllokimi i fondeve të planit të rritjes së BE-së, janë vetëm disa prej ngjarjeve dhe problemeve që po e dëmtojnë jetën e qytetarëve, sundimin e ligjit, zhvillimin ekonomik dhe besimin në demokraci dhe funksionimin e mirëfilltë të vendit tonë”, tha ajo.

Në konferencën për medie, Arrita Rezniqi theksoi se sot në nisje të “Javës Kundër Korrupsionit 25” duan të japin mesazhin se Kosova ka nevojë për sundim të ligjit e jo inkurajim të korrupsionit.

“Të japim një mesazh të fortë dhe të qartë se vendi jonë ka nevojë për veprime konkrete, për përgjegjësi dhe institucione funksionale dhe mbi të gjitha ka nevojë për sundim të ligjit, e jo për inkurajim të korrupsionit. Ky veprim i joni që e kemi zgjedh sot është thirrje për të gjitha institucionet e shtetit, për respektim të mandatit kushtetues, përgjegjësisë publike dhe përmbushjen e detyrimit për të garantuar integritet, transparencë dhe funksionim demokratik”, tha ajo.

Ndërkohë, “Java kundër Korrupsionit 2025” do të vazhdojë me një sërë aktivitetesh të rëndësishme, nga publikime analitike deri te tryezat, debatet, podcastet dhe aktivitetet e tjera konceptuale.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Ivanka Trump interes për historinë e kulturën shqiptare, ndan tre librat që po lexon

 Ivanka Trump, vajza e presidentit të SHBA-ve, Donald Trump...

Viktor Zhusti në 83-vjetorin e lindjes, “Artisti i Merituar” që vijon të dhurojë emocione në skenën e teatrit shqiptar

 Aktori i njohur i Teatrit dhe kinematografisë shqiptare, Viktor...

Rama në Jordani, pritet nga Mbreti Abdullah II

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një vizitë zyrtare në...

OSLO – Të shtëna me armë në qendrën tregtare, arrestohet autori

Në një qendër tregtare në kryeqytetin e Norvegjisë, Oslo,...