18.5 C
Tirana

Xhaçka: Mazhoranca punon, ju prodhoni akuza

Më datë:

Deputetja socialiste Olta Xhaçka, gjatë seancës së sotme plenare iu drejtua opozitës duke u dhënë përgjigje akuzave të tyre.

Xhaçka tha se janë qytetarët ata që vlerësojnë punët e bëra nga PS.

“Nuk ka qeveri pa gabime, por mjafton të shohim realitetin. Shqipëria sot ka rritjen më të lartë ekonomike në rajon, kemi rritje pagash dhe pensionesh jo premtime abstrakte, jemi vend lider në turizëm, kemi hapur negociatat me BE. Infrastruktura, energjia, politika e jashtme, siguria, energjia etj janë fusha që sot Evropa i konsideron histori suksesi për Shqipërinë.

Opozita flet për korrupsion por është e para që sulmon SPAK sa herë ai prek njerëzit e tyre. Flet për punë të bëra keq, por nuk flet për asnjë ide se si këto punë mund të bëhen më mirë. Në fund të ditës qytetarët e shohin dallimin. Mazhoranca punon, sjell investime, hap dyert në Evropë dhe e çon vendin përpara. Opozita prodhon akuza, tym, zhurmë dhe zero zgjidhje”, tha ajo.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Nuredin Dumani akuzohet për grabitjen e 12 milionë lekëve, dëshmon kambisti

Xhemal Lici është një nga kambistët që është grabitur...

Peleshi i kthehet Nallbatit: Qëroje fjalorin dhe respekto kolegët, shihu në pasqyrë dhe…

Gjatë seancës plenare të kësaj të shtune, deputeti i...

Aksident në biznes në Tiranë: Bombola e gazit shpërthen, dy të lënduar

Raportohet se shpërthyer një bombol tek një piceri pranë...

Tragjedi në rrugët e Vlorës: Gruaja vdes pas rënies

Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte,...