18.5 C
Tirana

“Le të vazhdojë me agjendën e vet” – Berisha i përgjigjet Salianjit

Më datë:

Kryedemokrati Sali Berisha, foli sot, 4 dhjetor, jashtë ambienteve të Parlamentit sa i takon situatës më të nxehtë aktualisht në kampin opozitar, për foltoret e ish-deputetit demokrat Ervin Salianji.

“Ai është anëtar kryesie i cili në asnjë mbledhje nuk ka shtruar asnjë nga këto probleme, ka një zonë në Kombinat për analizë e të gjitha. Do që të ketë agjendë personale, ta vazhdojë deri në fund. I përgëzoj strukturat e Durrësit që nuk u mashtruan nga një takim me agjendë private.

Agjendë, sepse të deklarosh se militanti demokrat nuk dëgjohet, nuk ka mashtrim më të madh pasi këto 4 vite militantët kanë votuar sa kurrë në ekzistencën e tyre”, tha Berisha.

Po a ndihet i sfiduar kreu i PD-së?

“Unë i sfiduar?! Mos e pyet…”, u përgjigj ai duke qeshur.

“Të vazhdojë me agjendën e tij personale, i përgëzoj ata që e braktisën, këta ishin thjesht një grup të pakënaqurish se nuk u futën në lista deputetësh, kishte të tjerë që punuan për PS, ç’është e vërteta dhe që kanë frikë analizën që do bëhet se do u dalë”, vijoi Berisha.

Gjatë përgjigjeve të tij për gazetarët, kryetari i PD-së përmendi edhe fjalën tradhti, duke thënë se grupime të tilla nuk e impresionojnë më.

“Se ata që i kanë tradhtuar militantët dhe punuan për Ani Dyrmishët dhe të tjerët, sigurisht do japin hesap para strukturave. Ata të cilët morën udhëtime turistike gjatë fushatës…po paralajmëroj llogaridhënie. Ata të cilët zgjodhën turizëm në mes të fushatës, ata sigurisht bashkohen se kanë qëllimet e tyre.”

“Ai ka bërë atë zgjedhje, e gëzoftë zgjedhjen”, përfundoi ai për Salianjin.

Kujtojmë se ditën e djeshme, 3 dhjetor, Salianji zhvilloi një takim në Durrës nga ku bëri thirrje për hapjen dhe ripërtëritjen e PD-së.

Shqipëria ka nevojë për ne, ka nevojë për një PD të hapur, energjike, të sinqertë, një PD që flet për hallet e shoqërisë, që bashkëpunon me të gjitha forcat opozitare pa dallim. Që bëhet zë i qytetarëve dhe jo kor i klaneve politike. Partia Demokratike është institucion i rrotacionit, ndryshimit për shqiptarët. Është ajo që ka sjellë gjithmonë shpresë. Kur Shqipëria ka qenë në udhëkryq. Dhe sot Shqipëria është pikërisht në një udhëkryq të tillë”, deklaroi ai në takimin që ishte i radhës që prej 29 nëntorit kur kanë qarkulluar vazhdimisht lajmet për “një lëvizje të re te Partia Demokratike”.

Të mërkurën, vëmendjen e mori edhe një mesazh në adresë të demokratëve, ku nënvizohej se “persona të paautorizuar kanë shpërndarë një njoftim për takim me strukturat”.

Ai që në fillim u cilësua nga demokratët si thjesht “lajm portalesh për të sfumuar skandalet e qeverisë”, u konkretizua ndryshe nga vetë Salianji, i cili e tha hapur atë që kërkon nga mbështetësit e kësaj force politike.

Për Berishën, të paktën bazuar nga çfarë ka deklaruar javët e fundit, kjo manovër e Salianjit erdhi në mënyrë të beftë, megjithatë ai e theksoi tanimë se nuk është aspak i shqetësuar në rolin e tij si kryetar partie.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Xhaçka: Mazhoranca punon, ju prodhoni akuza

Deputetja socialiste Olta Xhaçka, gjatë seancës së sotme plenare...

Nuredin Dumani akuzohet për grabitjen e 12 milionë lekëve, dëshmon kambisti

Xhemal Lici është një nga kambistët që është grabitur...

Peleshi i kthehet Nallbatit: Qëroje fjalorin dhe respekto kolegët, shihu në pasqyrë dhe…

Gjatë seancës plenare të kësaj të shtune, deputeti i...

Aksident në biznes në Tiranë: Bombola e gazit shpërthen, dy të lënduar

Raportohet se shpërthyer një bombol tek një piceri pranë...