Numri i vdekjeve nga përmbytja në Xhakartë rritet në 43

Më datë:

Numri i vdekjeve nga përmbytjet e mëdha dhe rrëshqitjet e dheut që goditën kryeqytetin indonezian Xhakartë gjatë Vitit të Ri shkoi në 43, bëri të ditur sot Agjencia shtetërore për menaxhim me katastrofat.

Vdekjet u shkaktuan nga hipotermia, mbytja, goditjet elektrike dhe rrëshqitjet e dheut, u tha gazetarëve Agus Wibowo, zëdhënësi i Agjencisë nacionale të menaxhimit me katastrofat.

“Një person raportohet se është zhdukur dhe pesë të tjerë presin të verifikohen”, tha ai.

Agjencia u bëri thirrje njerëzve, shtëpitë e të cilëve janë përmbytur që të evakuohen menjëherë në një vend të sigurt për të shmangur më shumë viktima.

Agjencia e Meteorologjisë dhe Klimatologjisë dhe Gjeofizikës së vendit (BMKG) parashikoi se shirat e dendur do të vazhdojnë në Xhakartë dhe qytetet e afërta deri më 10 janar.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Kontrollet e policisë pa sukses, Ylli Zalla nuk lokalizohet.

Policia e Tiranës dhe forcat RENEA kanë zhvilluar një...

Policia arreston një 69-vjeçar në Elbasan, i dyshuar për një sulm të rëndë ndaj bashkëshortes.

Një ngjarje e rëndë dhe tronditëse është regjistruar në...

Irani nis bisedimet për Ngushticën e Hormuzit

Irani ka nisur bisedimet zyrtare me Omanin për menaxhimin...