5.5 C
Tirana

“Matchy-matchy!” Ellie Goulding dhe Sienna Miller zbulojnë shtatzëninë në tapetin e kuq

Më datë:

Ellie Goulding dhe Sienna Miller janë në pritje të ëmbël.

Të dyja vajzat zbuluan barkun e rrumbullakosur në tapetin e kuq Fashion Awards 2025 mbrëmjen e së hënës në Londër.

Ellie Goulding u shfaq me një veshje të zezë nga Willy Chavarria, ku bluza e shkurtër i tregonte barkun.

Anëtari më i ri i familjes është fëmija i saj i parë me aktorin 28-vjeçar Beau Minniear. Goulding ka edhe një djalë 4-vjeç nga martesa me Caspar Jopling e cila mori fund në shkurt të 2024-ës.

Më herët, ajo ka thënë se ata mbeten miq dhe kanë një raport shumë të mirë bashkëprindërimi.

Goulding dhe Minniear kanë preferuar që lidhja e tyre të qëndrojë larg vëmendjes. Në këngën e saj të fundit, “Destiny”, ai ishte protagonist në videoklip ku nuk munguan edhe disa skena të nxehta.

Sienna Miller është shtatzënë për herë të tretë. 43-vjeçarja do të sjellë në jetë fëmijën e dytë me aktorin Oli Green.

Ajo parakaloi në tapetin e kuq e veshur me një fustan të bardhë e të tejdukshëm nga Givenchy.

Aktorja ka një vajzë, Marlowe me ish-in Tom Sturridge që erdhi në jetë në 2012, kurse vajza e dytë me Oli lindi në janar 2024.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

SPAK nën hetim: Dy të rinj dhe pasuritë e tyre pas vjedhjes masive prej 15 mln euro

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar...

Qofte Speciale pa Mish

Kuzhina shqiptare është fantastike në larminë e gatimeve të...

Arkeologët hapin një varr 2,600-vjeçar në Itali, habiten nga ajo që zbulojnë

Një zbulim i rrallë arkeologjik në Itali ka nxjerrë...

Claude i Anthropic ngjitet në krye të App Store në SHBA

Chatboti i Anthropic, Claude, duket se ka përfituar nga...