14.5 C
Tirana

Tabaku: Pesë vite pas tërmetit, mijëra familje ende pa banesë të përfunduar

Më datë:

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku u shpreh sot se “programi i rindërtimit u kthye në një minierë floriri për qeverinë, ndërsa familjet e prekura u lanë peng i premtimeve të pambajtura”.

Ndërsa kanë kaluar 5 vite nga tragjedia e tërmetit, Tabaku në një reagim në rrjetet sociale vuri në dukje se ajo që duhej të ishte një periudhë e përbashkët rimëkëmbjeje u kthye, për fat të keq, në një oportunitet abuzimi për qeverinë socialiste.

“Ndërsa komuniteti ndërkombëtar u mobilizua me grante dhe kredi të buta, qeveria premtoi zgjidhje të shpejta dhe rindërtim brenda pak vitesh. Sot, bilanci është tronditës: kosto të fryra mbi 1.3 miliardë euro dhe mijëra familje ende pa një banesë të përfunduar”, u shpreh ajo.

Kjo ndodhi, sipas saj, “sepse qeveria zgjodhi të thyente rregullin bazë të financave publike: u hodh në tenderime pa fonde në buxhet, duke fshehur kostot reale dhe duke i rritur ato artificialisht ditë pas dite”.

“Rezultati ishte absurd: një shkollë e ndërtuar me fondet e BE ka kushtuar rreth 600 mijë euro, ndërsa e njëjta shkollë, e ndërtuar me buxhetin e shtetit, kushtonte 2.2 milionë euro sipas Bashkisë Tiranë”, tha Tabaku.

Sipas saj, “për muaj me radhë, qeveria mohoi krizën në financat publike derisa u detyrua të pranojë atë që shqiptarët e ndjenë në përditshmëri: 1.3 miliardë euro barrë në buxhet për ndërtime ende të papërfunduara”.

“Vitet kalojnë, kostoja rritet, dhe mijëra njerëz mbeten ende të pastrehë, ndërsa premtimi i rindërtimit vazhdon të përdoret si refren elektoral i dështimit. Përse qeveria preferoi të paguante me 1.3 miliardë euro taksat e shqiptarëve dhe jo me fondet e BE? Për një arsye të thjeshtë: fondet e BE janë më ekonomike, më transparente dhe nuk lejojnë abuzime. Qeveria zgjodhi eurobondet më të shtrenjta, duke i ngarkuar shqiptarët me interesa të larta dhe borxh afatgjatë”, tha ajo.

Sipas Tabakut, “tërmeti i vitit 2019 u kthye në një mundësi për të pasuruar pakicën në pushtet, ndërsa shumica e qytetarëve paguan faturën”.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Trump, optimist për një marrëveshje paqeje Rusi–Ukrainë

Presidenti amerikan Donald Trump u shpreh optimist lidhur me...

“Të anulohet falja e gjobave”, GJKKO rrëzon kërkesën e  Aulon Kalasë

Gjykata e Apelit të Posaçëm ka vendosur të mos...

Kreu i Komitetit Ushtarak të NATO-s: Po shqyrtojmë një sulm parandalues kundër Rusisë

NATO po merr në konsideratë një sulm parandalues kundër...

Vetëvendosje formon koalicion për zgjedhje, PDK dhe LDK të ndara

Kosova mban zgjedhjet e jashtëzakonshme më datë 28 dhjetor...