-0.5 C
Tirana

Berisha: Askush nuk është i përjashtuar në PD, fati i drejtuesve të saj caktohet me votë

Më datë:

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një bashkëbisedim online me qytetarët u ktheu përgjigje pyetjeve të tyre. Një prej to ishte edhe e një ndjekësi që e pyeti se pse nuk jep dorëheqje nga drejtimi i partisë për t’ia lënë drejtimin të rinjve. Berisha tha se fati i drejtuesve dhe anëtarëve të PD-së caktohet vetëm nëpërmjet votës. Ai theksoi se nuk mund të japë dorëheqje pasi zgjedhjet që u zhvilluan më 11 maj ishin farsë. Megjithatë ftoi ndjekësin që të përdorë votën e tij, ose të marrë pjesë në garat që do të zhvillojë partia.

“PD është një parti e cila përcakton fatin e drejtuesve dhe anëtarëve të saj nëpërmjet votës. Në kushtet e një pluralizmi funksional nuk ka asnjë dyshim që humbja e zgjedhjeve është kriteri më i shëndoshë për dorëheqjen e atyre që drejtojnë, por në kushtet e farsës elektorale dhe narkoshtetit, në kushtet kur zgjedhjet janë farsë një akt i tillë do i shërbente diktatorit dhe atyre që shtypin pluralizmin. Një akt i tillë nuk mund të ndodhë përveç votës së demokratëve shqiptarë.

Të ftoj të përdorësh votën tënde sipas vullnetit që ke ose të marrësh pjesë në të gjithë garat e kësaj partie. Në kushtet e diktaturave autoritare largimi nga misioni dhe qëndrimi në opozitë është një mision, largimi nga misioni, bëhet vetëm nëpërmjet votës”, tha Berisha.

Gjatë bisedës, kryedemokrati komentoi edhe “kafenë” e disa kandidatëve të PD-së në listat e hapura, të ftuar nga Ervin Salianji dhe Ilir Alimehmeti. Berisha tha se askush nuk është i përjashtuar nga partia.

“Kandidatët e primareve në tërësi i kam takuar ose i kam telefonuar. Vetë Salianji ka qenë disa herë në këtë zyrë. Ilir Alimehmeti edhe më shpesh. Në këtë kontekst askush nuk është i përjashtuar në këtë parti”, tha Berisha.

Ai bëri me dije se në javën që vjen do të nisin foltoret në rrethe.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Berisha: Kryengritje paqësore deri në fitoren e PD

https://www.youtube.com/live/dPCllg3yFX0?si=FDOqFhyKF7MuF9Te Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi sot gjatë...

Trump fton Ramën në Bordin e Paqes, Kryeministri: Krenar për Shqipërinë

Kryeministri Edi Rama njoftoi sot se presidenti i Shteteve...

Aksidenti tragjik te Ura e Dajlanit, lihet në burg shoferi

Gjykata e Shkallës së Parë e Durrësit, vendosi këtë...

“Berisha zbulon mesazhet e dosjes Balluku: Palloshi i gjatë dhe kontrolli i të dhënave private nga Ergys Agasi”

https://www.youtube.com/live/DasbiBQXR3c?si=9d57tJiMX2TZfjj6 Kreu i PD Sali Berisha po mban një bashkëbisedim...