Zbulohen rreth 300 kg eksploziv në një furgon në doganën e Vërmicës në Kosovë

Më datë:

Autoritetet doganore në Pikëkalimin Kufitar Vërmicë kanë ndaluar tĽ dielën rreth orës 16:30 një sasi të konsiderueshme eksplozivi, gjatë një kontrolli rutinë të një furgoni.

Lajmi bëhet i ditur nga Dogana e Kosovës. Gjatë kontrollit të detajuar në vijën e dytë, mallrat e fshehura në bagazhin e automjetit dhe të kamufluara me pajisje peshkimi u identifikuan si rreth 300 kilogramë eksploziv. Shoferi kishte deklaruar se nuk posedonte mallra për deklarim.

Eksplozivi është konfiskuar, ndërsa ndaj shoferit është inicuar procedurë për kundërvajtje doganore sipas Kodit Doganor dhe të Akcizave të Kosovës. Rasti i është dorëzuar Policisë Kufitare, e cila po vazhdon hetimet dhe veprimet ligjore.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

U dënua me 1 vit burg, Edison Memolla rekurs në Gjykatën e Lartë

Ish-kryebashkiaku i Rrogozhinës, Edison Memolla, i është drejtuar Gjykatës...

Trump akuzon Iranin për shkelje të armëpushimit mes pasigurive për bisedimet

Presidenti i SHBA-së Donald Trump ka deklaruar në një...

Policia mohon rrezikun për fëmijët në Tiranë pas identifikimit të dy shtetaseve iraniane

Një video e shpërndarë në rrjetet sociale, ku pretendohej...

Drejtësi për Liridona Ademajn, dënim maksimal për të akuzuarit

Gjykata Themelore në Prishtinë ka dënuar sot me burgim...