14.5 C
Tirana

Bllokimi i buxhetit të Prishtinës, qytetarët mbesin pa transport publik

Më datë:

Qytetarët e Prishtinës sot nuk kanë mundur të shfrytëzojnë shërbimet e transportit publik.

Trafiku Urban dhe linjat private të transportit publik kanë ndaluar sot punën për shkak të bllokadës financiare në Komunën e Prishtinës.

Një nga protestuesit tha se gjendja është jashtë normales duke u kërkuar falje qytetarëve për ndërprerjen e punës të cilën tha se nuk e bën me dëshirën e tyre.

“Sot jemi ardhur në gjendje jo normale, zgjidhja është e juaja me ardh me na thirrë në takim me na kallëzu e na dalim i transmetojmë te masa. Përmes mediave ju kërkojmë falje qytetarëve që e kemi ndërprerë punën, jo me dëshirën tonë. Kryetari i Komunës është i obliguar me na informu pse ka ardh kjo gjendje në këto momente?”, tha një punëtor i linjave të autobusëve në Prishtinë.

Ndërkohë, kryetari i Prishtinës Përparim Rama fajësoi Qeverinë tashmë në detyrë për mos alokimin e mjeteve për kryeqytetin.

Sipas tij problemi është te Ministria e Financave, teksa thotë se ky problem mund të zgjidhet shumë shpejt.

Rama kërkoi publikisht takim urgjent me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti dhe ministrin e Financave, Hekuran Murati.

“Edhe Trafiku Urban edhe sektori privat, faktikisht kanë punuar me muaj të tërë kanë kryer shërbime me muaj të tërë pa pagesa, për arsye se fondat tona të kryeqytetit, të hyrat vetanake të cilat me ligj duhet me iu transferu kryeqytetit kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë të bllokuara. Si rezultat e kemi pasur të pamundur me pagu edhe Trafikun Urban edhe sektorin privat që kryejnë shërbime për kryeqytetin. Pra, ky është problemi, problemi është atje të Ministria e Financave prandaj kërkoj takim urgjent edhe me kryeministrin edhe me ministrin e Financave për me zgjidh këtë problem sepse ky problem mundet me u zgjedh menjëherë. Pra, po e përsëris edhe njëherë, kjo është sikur ju qytetarë të nderuar paret me i pasë në bankë, i ke fondet e tua në bankë e një zyrtar i bankës nuk po t’i lëshon paret për teket të veta. Kjo po ndodh për fat të keq këtu në kryeqytet”

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Shkencëtarët zbulojnë një përfitim surprizues nga lëngu i portokallit

Një dietë e balancuar është çelësi i një jete...

Zgjerimi i BE-së, PE: Mos përdorni çështjet dypalëshe për të bllokuar integrimin

Çështjet e pazgjidhura dypalëshe mes shteteve anëtare të BE-së...

Aksident në aksin Lezhë- Milot, përplasen dy automjete, njëri përfundon e përmbysur në kanal

Një aksident është regjistruar pak më parë pranë kryqëzimit...

Vizita e Çelës dhe Dumanit në Belgjikë, fokusi tek antimafia dhe sekuestrimi i aseteve

Prokurori i Përgjthshëm, Olsian Çela dhe drejtuesi i Prokurorisë...