14.5 C
Tirana

Pas konfliktit të gjatë për pronën, dy vëllezër nën akuzë për vrasjen e biznesmenit

Më datë:

Prokuroria e Tiranës ka njoftuar këtë të hënë, më 24 nëntor, se ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim shtetasit F.D. dhe Sh.D., të akuzuar për vrasjen me paramendim të biznesmenit Eduart Reçi, ngjarje e ndodhur më 14 nëntor 2024.

Të dy vëllezërit do të përballen me akuzat për “Vrasje me paramendim” kryer në bashkëpunim, “Mbajtje pa leje dhe prodhim i armëve” dhe “Prodhim, mbajtje, blerje apo shitje pa leje e armëve të ftohta”, të parashikuara nga nenet 78/2, 25, 278 dhe 279/1 e 25 të Kodit Penal.

Sipas hetimeve, Prokuroria ka konkluduar se provat e mbledhura krijojnë bindjen përtej çdo dyshimi të arsyeshëm se Sh.D., në bashkëpunim me vëllanë e tij F.D., kanë kryer fillimisht tentativën e vrasjes ndaj E.R. më 8 nëntor 2024 dhe më pas ekzekutimin e tij më 13 nëntor 2024.

Konflikt i gjatë për pronën

E.R. kishte ndërtuar ndër vite dy pallate dhe një vilë në Tiranë, të cilat i menaxhonte duke i dhënë me qira. Konflikti me dy të pandehurit kishte nisur prej shumë vitesh, pasi lokali i vëllezërve kufizohej me atë të viktimës dhe një pjesë e tij ishte ndërtuar në tokën që i përkiste E.R.

Sipas Prokurorisë, mosmarrëveshjet u thelluan për shkak të interesave pasurore. Viktima u kishte kërkuar të pandehurve të lironin pjesën e zaptuar të tokës, ndërsa më vonë kishte propozuar edhe mundësinë e ndërtimit të një pallati të ri. Ky propozim, sipas hetimeve, i ka bërë të pandehurit të kuptonin se në rast zhvillimi ndërtimor viktima do të kërkonte pjesën e tij takuese, gjë që do t’u cenonte sipërfaqen e tokës të zaptuar në mënyrë të paligjshme.

“Personi nën hetim Sh. D. së bashku me vëllanë e tij nuk kanë patur marëdhënie të mira me viktimën E. R. sepse personat nën hetim prej shumë vitesh kishin ndërtuar lokalin pa leje dhe kishin pushtuar një pjesë të sipërfaqes së tokës në pronësi të viktimës. Megjithëse ky problem ishte diskutuar midis viktimës dhe personave nën hetim, nisur nga pozicioni i Sh. D., si oficer policie, viktima kishte hezituar ta zgjidhte çështjen në rrugë gjyqësore, dhe u kishte kërkuar ta lironin në mënyrë vullnetare. Meqenëse viktima u kishte propozuar të ndërtonin një pallat, personat nën hetim e kanë kuptuar se në rast ndërtimi të pallatit, viktima do të kërkonte sipërfaqen e tij takuese dhe ata do të cenoheshin në sipërfaqen e tokës që e kishin zaptuar padrejtësisht, si për pjesën takuese të viktimës ashtu edhe për pjesën tjetër që kishin ndërtuar lokalin pa leje në tokë që nuk ishte në pronësi të tyre. Në këto rrethana, për interes pasuror, ata kanë vendosur të realizojnë vrasjen e shtetasit E.R.“, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Hetuesit thonë se Sh.D., me profesion oficer policie, ka planifikuar vrasjen me paramendim së bashku me vëllain e tij F.D.

Planifikimi i vrasjes

Hetuesit thonë se Sh. D. ka parashikuar të gjitha rrethanat për realizimin e vrasjes që lidhen me: përgatitjen për të patur saktësi në realizimin e vrasjes duke bërë qitje në poligon, sigurimin e armës dhe dylbive për realizimin e vrasjes natën dhe në distancë, zgjedhjen e vendit të kryerjes së krimit me qëllim që të realizonte vrasjen dhe të mos ekspozohej, nxjerjen në pritë të viktimës nëpërmjet hedhjes së fishkezjarëve në oborrin e lokalit të tij, kryerjen e krimit me fshehtësi dhe marrjen e masave për t’iu shmangur përgjegjësisë penale.

Për realizimin e vrasjes, krahas veprimeve për sigurimin e armës, personi nën hetim së bashku me vëllain e tij, kanë studiuar me imtësi dhe kanë përcaktuar kohën dhe vendin ku do të realizonin vrasjen, me qëllimin njëkohësisht që të mos diktoheshin dhe t’i shpëtonin përgjegjësisë penale. Ata, sipas një plani të detajuar, kanë vendosur që vrasjen e shtetasit E. R. ta realizonin natën me qëllim që të mos ekspozoheshin dhe identifikoheshin nga kamerat apo personat. Duke qenë në dijeni se viktima në mbrëmje dilte që pastronte oborrin, të pandehurit kanë vendosur që vrasjen ta kryejnë në distancë, nga një pozicion ku kishte pamje të oborrit para lokalit të viktimës dhe që ekzekutori të mos ishte i monitoruar nga kamerat dhe larg syve të njerezve.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Shkencëtarët zbulojnë një përfitim surprizues nga lëngu i portokallit

Një dietë e balancuar është çelësi i një jete...

Zgjerimi i BE-së, PE: Mos përdorni çështjet dypalëshe për të bllokuar integrimin

Çështjet e pazgjidhura dypalëshe mes shteteve anëtare të BE-së...

Aksident në aksin Lezhë- Milot, përplasen dy automjete, njëri përfundon e përmbysur në kanal

Një aksident është regjistruar pak më parë pranë kryqëzimit...

Vizita e Çelës dhe Dumanit në Belgjikë, fokusi tek antimafia dhe sekuestrimi i aseteve

Prokurori i Përgjthshëm, Olsian Çela dhe drejtuesi i Prokurorisë...