12.5 C
Tirana

Berisha me drejtuesen e PPE: Largimi masiv i shqiptarëve pasqyron mungesën e shpresës

Më datë:

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha zhvilloi dje një takim me Dolors Montserrat, Sekretare e Përgjithshme e Partisë Popullore Evropiane (EPP) dhe Patrick Voller, drejtor për Marrëdhëniet me Jashtë.

Diskutimi, sipas një njoftimi nga Partia Demokratike, u fokusua në krizën e thelluar të demokracisë, shtetit të së drejtës dhe sigurisë publike në Shqipëri, si dhe në nivelet alarmante të infiltrimit kriminal në strukturat shtetërore.

Berisha nënvizoi se, “Shqipëria sot përfaqëson narko-shtetin e parë dhe të vetëm në Evropë”.

Berisha theksoi se, “Partia Demokratike ka dokumentuar raste të shumta, të mbështetura nga dosje prokurorie, dokumente gjykate, investigime të medias, dhe operacione hetimore ndërkombëtar, përfshirë Sky ECC dhe EncroChat, që konfirmojnë përmasat e ekonomisë së narkotikëve dhe kapjes së shtetit në Shqipëri dhe lidhjen me krimin”.

Kryetari i PD, Berisha theksoi se sasi të mëdha të të ardhurave kriminale pastrohen përmes sektorit të ndërtimit.

Ai gjithashtu vuri në dukje atë që e ciëlsoi si, koston njerëzore të kësaj krize.

“Mbi 1,099,000 qytetarë shqiptarë kanë lënë vendin, sipas të dhënave të EUROSTAT (vetëm në Zonën Shengen, pa llogatitur ata që kanë emigruar në Shtetet e Bashkuara, Mbretërinë e Bashkuar dhe vende të tjera). Ky largim masiv pasqyron një popullsi që nuk sheh më shpresë në një regjim që bllokon rotacionin demokratik, shtyp pluralizmin politik dhe organizon zgjedhje farsë”, tha Berisha.

Sekretarja e Përgjithshme Montserrat dhe Berisha diskutuan gjithashtu nevojën për një vizitë në terren në Shqipëri nga përfaqësues të EPP-së, një vizitë që pritet të zhvillohet së shpejti.

Sipas njoftimit të PD, Sekretarja e Përgjithshme Montserrat shprehu shqetësimin e saj të thellë për situatën në Shqipëri dhe siguroi mbështetjen e saj të plotë dhe të PPE për Partinë Demokratike dhe objektivin e saj për zhvillimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, rikthimin e demokracisë dhe forcimin e shtetit ligjor në vend.

Berisha përsëriti angazhimin e Partisë Demokratike për të mbështetur procesin e integrimit në çdo hallkë të tij, rivendosjen e demokracisë, shtetit të së drejtës dhe zgjedhjeve të lira, si dhe vendosmërinë për të përballur krimin e organizuar dhe për të çmontuar strukturat e shtetit narkotik në Shqipëri.

Berisha shoqërohej nga deputetët e PD, Albana Vokshi dhe Belind Këlliçi.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Seanca për Ballukun dhe dy drejtuesit e tjerë shtyhet, GJKKO tërhiqet për vendim

Gjykata e Krimeve të Rënda dhe Korrupsionit, GJKKO, është...

Samiti i G20 në Afrikën e Jugut, do të diskutohet plani i paqes për Ukrainën

Kryeministri britanik Kier Starmer ka deklaruar se aleatët e...

“Metamorfoza 2”, 12 vite burg për ish-shefin e Krimeve. Sa janë dënuar të pandehurit e tjerë

Gjykata e Posaçme AntiKorrupsion (GJKKO) ka dhënë sot, 22...

Blushi: Situatë problematike nga përmbytjet, nevojiten ndërhyrje të menjëhershme

 Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi,...