12.5 C
Tirana

Jole: Në Maliq po mbyllen çarjet në argjinaturat e Devollit dhe Dunavecit, 50 dëmtime banesash në Pogradec

Më datë:

Në qarkun e Korçës gjatë natës dhe orëve të para të mëngjesit janë evidentuar disa problematika të shkaktuara nga reshjet e vazhdueshme në territor.

Prefekti i qarkut të Korçës, Nertil Jole, i cili po ndjek nga afër situatën në terren tha sot për ATSH-në se “në Korçë në njësitë administrative të prekura si: Bulgarec, Vithkuq, Drenovë, Mollaj, aktualisht situata paraqitet drejt normalizimit, pasi uji është tërhequr”.

“Ndërsa në bashkinë Kolonjë urat në fshatrat Qafëzez e Qinam vijojnë të jenë të bllokuara nga të dyja anët me pengesa, por ka rënie të nivelit të ujit. Në Rezervuarët Helmes dhe Kabash–Leskovik gjendja paraqitet e stabilizuar. Në rrugët rurale ka prezencë inertesh, por po vijon puna për pastrimin e tyre. Sot do të ndërhyhet në Taç Poshtë, Ura e Novoselës, Qinam për largimin e ujërave nga parcelat”, theksoi Jole.

Ndërsa në bashkinë Maliq po vijojnë punimet për mbylljen e çarjeve në argjinaturat e lumit Devollit dhe lumit Dunavecit.

“Lumi Devoll ka ulur disa centimetra nivelin fshati Sheqeras nuk rrezikohet për përmbytje banesat/ banorët, ka përmbytje / dëmtime për sipërfaqet bujqësore. Sot do të punohet me forca te Repartit Ushtarak 1033 Drenovë. Fshatrat Moçan dhe Desmire janë të bllokuara, pasi lumi ka shkatërruar plotësisht urën. Fshatrat Osoje dhe Gjinikas gjithashtu të bllokuara për shkak të shembjes së urës nga prurjet. Fshati Senisht dhe Dolan kanë rrëshqitje dherash që rrezikojnë katër banesa situata mbetet e paqëndrueshme”, tha Jole.

Në bashkinë Pustec situata paraqitet e qetë, M.Z.SH. po ndërhyn për largimin e ujit nga bodrumet në banesa në fshatin Pustec.

Në bashkinë  Devoll situata sot paraqitet më e qetë. Uji në fshatrat Proger dhe Macurisht është tërhequr, dhe personi i humbur është gjetur.

Në njësinë Miras, një segment rrugor Sinicë–Dardhë mbeti i bllokuar nga rëshqitja e dherave; ndërhyrja do të fillojë së shpejti. Në njësitë e tjera, uji është tërhequr nga tokat bujqësore.

Puna vazhdon për riparimin e dëmeve në argjinaturat e lumit.

Në bashkinë Pogradec janë evidentuar rreth 50 raste dëmesh në banesa. Janë dëmtuar 5 ura: Lumi i Qytetit, Gurore, Rremenj, Lumi i Trehanit. Janë konstatuar problematika në Unazën e Qytetit, Gurore, Nj. Dardhas, Bucimas dhe Hudenisht po punohet për neutralizimin. Rezultojnë përmbytje në 3.5 ha tokë të mbjellë.

Hidrovori Tushemisht vijon punën normalisht.

Sipas OSHEE në rajonin e Korçës 3 fidera pjesërisht jashtë pune, 1 fider plotësisht.

Fideri Vithkuq, N/St Rehovë Korçë pjesërisht jashtë pune, pa energji 15 abonentë (zona Osojë–Gjinikas). Fideri Fshat, N/St Gjanç: pa energji 280 abonentë, zona Boboshticë. Fideri Komunal 3, N/St Maliq: me defekt, pa energji 266 abonentë ruralë. Fideri 9, N/St Lozhan: pjesërisht jashtë pune, 100 abonentë pa energji (Lozhan, Dolan, Tresovë, Senisht). Fideri 6, N/St Mollas/Ersekë pjesërisht jashtë pune, 11 abonentë ruralë (zona Kurtesh). Hidrovori Pogradec (Fideri 8–18, N/St Pogradec – Perpunim druri) në punë normale.

Jole tha se “ekipet janë në gatishmëri dhe po punojnë për riparimin e defekteve. Të gjithë fiderat që furnizojnë konsumatorët me rëndësi të veçantë në funksion”.

Qarkullimi në akset Korçë–Ersekë, Zemblak–Goricë dhe Bilisht–Miras paraqitet normal. Përjashtim bën ura lidhëse midis fshatrave Qinam–Selenicë, e cila mbetet e bllokuar që nga mbrëmja e djeshme.

Në segmentin Ersekë–Leskovik–3 Urat, qarkullimi zhvillohet pa probleme. Po kështu, rruga Maliq–Lozhan–Kufi Gramsh është e kalueshme normalisht.

Në segmentet Korçë/Boboshticë–Dardhë, K/Lapidari i Podgories dhe K/Podgorie–Liqenas, gjatë natës ekipet e mirëmbajtjes punuan për largimin e inerteve nga trupi i rrugës dhe aktualisht qarkullimi është i garantuar.

“Strukturat vendore dhe ekipet e emergjencave vijojnë monitorimin dhe ndërhyrjet në të gjitha zonat problematike”, tha Jole.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Seanca për Ballukun dhe dy vartësit e saj përfundon, masat e sigurisë nuk ndryshojnë

Pas më shumë se 5 orë, kanë dalë nga...

Seanca për Ballukun dhe dy drejtuesit e tjerë shtyhet, GJKKO tërhiqet për vendim

Gjykata e Krimeve të Rënda dhe Korrupsionit, GJKKO, është...

Samiti i G20 në Afrikën e Jugut, do të diskutohet plani i paqes për Ukrainën

Kryeministri britanik Kier Starmer ka deklaruar se aleatët e...

“Metamorfoza 2”, 12 vite burg për ish-shefin e Krimeve. Sa janë dënuar të pandehurit e tjerë

Gjykata e Posaçme AntiKorrupsion (GJKKO) ka dhënë sot, 22...