Balla: 22 Nëntori na kujton rëndësinë e gjuhës dhe identitetit tonë

Më datë:

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste dhe drejtuesi politik i PS për Diasporën, Taulant Balla uroi për Ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe me një foto nga shkollat shqipe në Diasporë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale Balla thekson se, kjo ditë simbolizon identitetin kombëtar dhe përpjekjet historike për unifikimin gjuhësor të shqiptarëve.

“Nga shkollat e gjuhës shqipe në Diasporë ju shpreh urimet për Ditën e Alfabetit 22 Nëntori na kujton rëndësinë e gjuhës dhe identitetit tonë. Falë Kongresit të Manastirit, sot shkruajmë e flasim me një alfabet të unifikuar që na bashkon të gjithëve”,  shkruan Balla duke e shoqëruar me vargjet e Naim Frashërit:

“Gjuha jonë sa e mirë,
Sa e ëmbël, sa e lirë!
Sa e bukur, sa e gjerë,
Sa e lehtë, sa e ndjerë!”

Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe shënohet çdo vit më 22 nëntor, në kujtim të Kongresit të Manastirit (14–22 nëntor 1908), ku 50 delegatë nga të gjitha trevat shqiptare vendosën unifikimin e alfabetit shqip në bazë të shkronjave latine.

Ky ishte një moment historik që hapi rrugën e arsimit kombëtar, forcimit të identitetit dhe më pas, shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë. Që prej vitit 2023, kjo ditë është festë zyrtare kombëtare në Shqipëri dhe kremtohet gjerësisht në Kosovë, Maqedoninë e Veriut dhe në Diasporë.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Supë me bizele dhe patate

Këtë perudhë që bizelet i gjeni dhe të freskëta...

CarPlay Ultra, pas Aston Martinit, do të vijë edhe te Hyundai, Kia dhe Genesis

Apple ka prezantuar CarPlay Ultra, gjeneratën e re të...

Metoda ideale për të larguar yndyrën në gjak

Niveli i lartë i yndyrave në gjak rrit rrezikun...

Kombëtarja U21, pas miqësores me SHBA, anulohet edhe ajo me Japoninë në Antalia

Ndeshja miqësore mes kombëtares shqiptare të U21 dhe Japonisë...