19.5 C
Tirana

Shkarje dheu dhe përmbytje nga reshjet në disa zona në Korçë, evakuime në Sovjan

Më datë:

Reshjet e dendura të këtyre ditëve, veçanërisht gjatë 24 orëve të fundit, kanë krijuar situatë të vështirë në disa zona të qarkut Korçë.

Sipas të dhënave të marra nga Prefektura e qarkut Korçë, gjatë natës e orëve të para të mëngjesit janë evidentuar disa problematika të shkaktuara nga reshjet e vazhdueshme. Ndërkohë prefekti i Korçës, Nertil Jole bëri me dije se strukturat përgjegjëse po punojnë në terren për menaxhimin e situatës dhe minimizimin e dëmeve.

Sa i përket Bashkisë Korçë, problematika janë shënuar në mjediset e Prokurorisë së Korçës, ku pati prezencë uji në bodrum dhe në arkivë. Ekipet përkatëse vijuan punën gjatë natës për thithjen e ujit, me qëllim ruajtjen e dokumentacionit dhe situata është e stabilizuar.

Në Bashkinë Maliq është shënuar një masë elektrike dhe dyshohet mungesë energjie në një pjesë të qytetit. OSHEE ka verifikuar situatën dhe për shkak të prezencës së ujit ka bërë stakimin e fidrit. Aktualisht po punohet për largimin e ujit dhe rikthimin e energjisë.

Në Sovjan, ekipet e Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi kanë evakuuar fillimisht banorët, gjënë e gjallë dhe kosheret e bletëve, ndërkohë që raportohet se situata po shkon drejt normalizimit.

Në Leshnjë raportohet për bagëti të mbytura. Strukturat vendore ndodhen në terren. Në lagjen përballë fshatit Vlocisht ka prezencë uji në oborre banesash. MZSH po ndërhyn për normalizimin e gjendjes.

Probleme janë shfaqur kryesisht nga prurjet malore të ujit dhe tejmbushja e lumit Dunavec që ka shkaktuar përmbytje në disa sipërfaqe të tokave bujqësore. Aktualisht është duke shkuar mjeti për ndërhyrje nga Pogradeci.

Në Bashkinë Pustec, raportohet rrezik për daljen nga shtrati të përroit në rrugën kombëtare Doganë–Goricë e Vogël. Monitorimi po vijon nga strukturat përgjegjëse.

Aksi Zvezdë – Goricë ka prezencë inertesh të sjella nga reshjet të cilat janë duke u pastruar nga kontraktori që është në terren.

Në Bashkinë Devoll, problematike mbetet situata në fshatin Progër, gjithashtu edhe në fshatin Mancurisht. Në fshatin Dobranj ka nevojë për një ndërhyrje urgjente në daljen e përroit, pasi uji ka përmbytur tokat bujqësore.

Rruga Miras – Arrëz ka pësuar shkarje të dheut dhe gurëve dhe po dërgohen punonjës për ta verifikuar situatën në terren.

Në Poloskë është përmbytur një banesë, ku gjatë natës është vendosur një pompë për largimin e ujit.

Në Qytezë raportohet shkarje dheu.

Prefekti Nertil Jole bëri të ditur se strukturat vendore dhe ekipet e emergjencave vijojnë monitorimin dhe ndërhyrjet në të gjitha zonat problematike. Prefektura vijon monitorimin dhe koordinimin me të gjitha strukturat përgjegjëse për garantimin e sigurisë së qytetarëve.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Masat ndaj Ballukut, Ivi Kaso: Përgjegjësia nuk ndalet te zv/kryeministrja

Në mbledhjen e Komisionit për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe...

Berisha sulmon takimin Rama-Balluku: SMS-të janë kurth, përplasja zgjati 7 orë

Kryetari i PD, Sali Berisha ka reaguar për takimin...

Të paktën 43 të vdekur pas përmbytjeve dhe rrëshqitjeve të tokës

Shirat e rrëmbyeshëm dhe rrëshqitjet e tokës kanë shkaktuar...

Operacion ndërkombëtar shkatërron grupin e trafikut të artefakteve, dhjetëra arrestime dhe në Shqipëri

Një operacion i përbashkët ndërkombëtar ka goditur një nga...