17.5 C
Tirana

Rama takon Kryeministrin Schoof: Thellim i bashkëpunimit me Holandën

Më datë:

Kryeministri Edi Rama u prit sot në një takim nga kryeministri i Mbretërisë së Holandës, Dick Schoof.

Rama e vlerësoi këtë takim të rëndësishëm për forcimin e partneritetit dypalësh dhe thellimin e bashkëpunimit me Holandën.

Nga Brukseli ku u zhvillua Konferenca e 7-të Ndërqeveritare Shqipëri-BE, kryeministri Rama dhe delegacioni që e shoqëron udhëtuan drejt Hagës.

Pas takimit me kryeministrin Schoof, Rama do të vizitojë Institutin holandez të Marrëdhënieve Ndërkombëtare “Clingendael”, ku do të adresohet me një fjalë, si dhe do t’u përgjigjet pyetjeve në një sesion të veçantë.

Instituti Holandez i Marrëdhënieve Ndërkombëtare ‘Clingendael’ u themelua në vitin 1983, si rezultat i bashkimit të pesë instituteve më të vogla, aktive në fushën e marrëdhënieve ndërkombëtare.

Clingendael fokusohet në menaxhimin e konfliktit, kontrollin e krizave dhe teknikat e negociatave, zhvillimet brenda Bashkimit Evropian dhe Eurozonës, sundimin e ligjit, qëndrueshmërinë dhe diplomacinë ekonomike, si dhe në rajone dhe vende specifike, si Azia, Lindja e Mesme, Sudani dhe Kina.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

“Berisha akuzon qeverinë për keqmenaxhim dhe pasurim të paligjshëm: ‘Kanë shkaktuar varfëri në vend’”

https://www.youtube.com/live/-fzfpb11UQM?si=48MpJlnyBf1yi7cB Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka qenë i...

Vrasja e Gentian Bejtjes, Prokuroria kërkon 23 vite burg për “ndihmësin” e ekzekutorëve

Prokuroria e Tiranës ka kërkuar sot, 17 nëntor, dënimin...

Ceremonia e ndarjes së çmimeve “Governors Awards”

Ylli i filmave aksion, Tom Cruise, dhe këngëtarja e...

Financial Times: Tim Cook drejt largimit nga Apple

Tim Cook, shefi ekzekutiv i Apple, është gati të...