21.5 C
Tirana

Bjerre: Angazhim mbresëlënës i Shqipërisë ndaj reformave, anëtarësimi në një të ardhme të afërt

Më datë:

Shqipëria shënoi sot një tjetër moment të rëndësishëm historik në procesin e integrimit të vendit në Bashkimin e Europian, pasi çeli grup-kapitullin e fundit të negociatave.

Në daljen e përbashkët për mediet pas konferencës së 7-të Ndërqeveritare Shqipëri- BE në Bruksel, me Komisioneren për Zgjerimin, Marta Kos dhe Kryeministrin Edi Rama, ministrja e Punëve të Jashtme të Danimarkës, vend që mban Presidencën e BE-së, Marie Bjerre, tha se Shqipëria i përket familjes evropiane.

Bjerre vlerësoi angazhimin e Shqipërisë në rrugën drejt integrimit evropian, dhe theksoi se nëse vijohet me këtë ritëm reformash, shumë shpejt Shqipëria do të jetë pjesë e Bashkimit Evropian.

“Shqipëria ka bërë një përpjekje të fortë për reformat dhe harmonizimin me BE për rrjedhojë negociata e Shqipërisë po vijojnë me një hap të qëndrueshëm. Grup-kapitulli I parë u hap në shtator të vitit të kaluar dhe vetëm brenda një viti janë hapur të gjithë grup-kapitujt brenda presidencës danezë dhe kjo është një shpejtësi rekord. Ky gur kilometrik shërben si njohje e punës së madhe që ka bërë Shqipëria drejt së ardhmes së saj evropiane”, tha Bjerre.

Bjerre shtoi se “angazhimi ndaj reformave dëshmuar nga qeveria shqiptare dhe populli i saj është vërtet mbresëlënës. Raporti i zgjerimit nga Komisioni, tregon se Shqipëria vazhdon të ecë përpara sa i takon themelorëve sidomos për reformën në drejtësi dhe në luftën kudër krimit të organizuar dhe korrupsionit”.

Sipas saj hapi tjetër është përmbushja e piketave të ndërmjetme në kuadër të themeloreve.

“Ky hap do të përgatitë terrenin për të filluar e mbyllur kapitujt negociues. E inkurajoj Shqipërinë që të ruaj këtë vrull reformash dhe të nxisë dialog gjithëpërfshirës politik. Zgjerimi është përparësi e presidencës daneze. Sot ne po japim një tjetër rezultat, nëse Shqipëria vazhdon në këtë drejtim me të njëjtin fokus, ritëm dhe cilësi që kemi parë deri tani jam i sigurt që anëtarësimi do të arrihet në një të ardhme shumë të afërme. Shqipëria I përket familjes Evropiane”, u shpreh Bjerre.

Në mbyllje të fjalës së saj, Bjerre, falënderoi kryeministrin Edi Rama për bashkëpunimin gjatë këtij gjashtë mujori.

“Është mbresëlënëse sa shpejt po jepni rezultate. Gjithçka mund të them, vazhdoni kështu dhe do të jeni pjesë e BE-së, më shpejt sesa vonë”, tha ajo.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Vrasja e Gentian Bejtjes, Prokuroria kërkon 23 vite burg për “ndihmësin” e ekzekutorëve

Prokuroria e Tiranës ka kërkuar sot, 17 nëntor, dënimin...

Ceremonia e ndarjes së çmimeve “Governors Awards”

Ylli i filmave aksion, Tom Cruise, dhe këngëtarja e...

Financial Times: Tim Cook drejt largimit nga Apple

Tim Cook, shefi ekzekutiv i Apple, është gati të...

Të paktën tre të vdekur dhe dhjetë të plagosur pas sulmeve të fundit ruse

Të paktën tre persona janë vrarë dhe 10 të...