17.5 C
Tirana

Qytetarë dhe aktivistë, protestë në mbrojtje të familjes

Më datë:

Aktivistë të koalicionit “Pro familjes dhe jetës” u bënë bashkë paraditen e sotme në një protestë në sheshin “Skënderbej” , kundër ligjit për barazinë gjinore. Në këtë protestë, u bashkuan edhe qytetarë të shumtë të cilët u shprehën kundër ligjit që sipas tyre cenon familjen dhe fëmijët.

Qytetarët me pankarta në duar, kërkuan që Presidenti Bajram Begaj të mos e dekretojë ligjin “Për barazinë gjinore”.

Aktivistja e koalicionit, Linda Pano në fjalën e saj bëri thirrje për mbrojtjen e fëmijëve. Sipas saj ky ligj prek fëmijët nga mosha 4 deri në 18 vjeç.

“Ky ligj detyron mësimin e edukimit gjinor në shkollë. 77 tradhtarë Shqipëri ta vunë kokën në hi, president mos u bëj i 78”, tha Pano.

Një tjetër aktiviste tha se familja, si institucioni themelor i shoqërisë, po sulmohet nga propaganda ideologjike që ka zëvendësuar arsyen, duke e çuar shoqërinë në një pikë ku duhet të justifikojë identitetet themelore si burri dhe gruaja.

“Familja është institucioni themelor i shoqërisë dhe ligjet duhet të bëhen për ta mbrojtur dhe për ta fuqizuar rolin e saj, edukues të fëmijëve, jo për t’ia cënuar apo marrë asaj këtë rol të pazëvendësueshëm që i është dhënë nga vetë Zoti. Ky ligj dëshmon më së miri se si propaganda ideologjike ka zënë vendin e arsyes, aq sa sot jemi të detyruar të japim arsye sepse gruaja është grua dhe pse burri është burrë”, u shpreh aktivistja.

Ligji “Për Barazinë Gjinore”  kaluar në Kuvend pak ditë më parë, por është shoqëruar me diskutime dhe kundërshti nga aktivistë që e kanë cilësuar si ligj anti kombëtar.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Zbulohet në Shkodër magazina ku kultivohej kanabis, disa të arrestuar

Policia e Shkodrës ka zbuluar një tjetër ambient që...

Berisha: Protesta për të rikthyer votën e lirë

https://www.youtube.com/live/7ASMKRHf5-w?si=lhehly81fgA4l1iu&t=1175  Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u shpreh sot...

Trump shqyrton kërkesën saudite për avionët luftarakë ”F-35”

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump deklaroi se po shqyrton...

Mashtroi një shtetas se do ta dërgonte në SHBA për 20 mijë euro, vihet në pranga 40-vjeçari

Policia ka vendosur në pranga një 40-vjeçar të shpallur...