“Itali–Shqipëri, zhvillohet mbledhja e përbashkët ndërqeveritare: priten nënshkrime marrëveshjesh të reja”

Më datë:

Ka nisur përpara pak minutash në Romë mbledhja e përbashkët ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe Italisë.
Takimi i parë i këtij formati, që për Edi Ramën është një ditë krenarie dhe historike për marrëdhëniet ndërkombëtare të Shqipërisë.

Pas takimit mes dy delegacioneve dhe atij “kokë më kokë” mes Ramës dhe Melonit, do të nënshkruhen 16 marrëveshje dhe memorandume, që televizioni Klan ka mësuar se mbulojnë një gamë të gjerë fushash strategjike, si:

Bashkëpunimi strategjik G2G në fushat e shëndetësisë, energjisë, mjedisit, sigurisë, arsimit dhe inovacionit;

Siguria kibernetike, përmes një memorandumi mirëkuptimi ndërmjet ministrive të jashtme;

Mbrojtja civile, me disa marrëveshje për grante dhe hua të buta, mbështetje në pajisje dhe trajnim, si dhe një deklaratë të përbashkët mbi koordinimin institucional;

Shëndetësia, me projekte për përmirësimin e kujdesit neonatal dhe maternal;

Mbrojtja dhe bashkëpunimi ushtarak, përfshirë transferimin e mjeteve detare dhe marrëveshje mes kompanive “Leonardo”, “Fincantieri” dhe partnerëve shqiptarë;

Lufta kundër trafikut të drogës, që përfshin një memorandum mirëkuptimi të nënshkruar mes institucioneve të punëve të brendshme respektive;

Zhvillimi ekonomik, përmes instrumenteve të “Cassa Depositi e Prestiti”, “SIMEST” dhe “AIDA”, në mbështetje të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme shqiptare;

Kultura dhe kreativiteti, me një marrëveshje bashkëpunimi midis Fondacionit MAXXI dhe institucioneve shqiptare të artit.

Ky format bashkëpunimi ndërqeveritar G2G përbën një risi në marrëdhëniet mes dy vendeve dhe konfirmon, sipas qeverisë shqiptare, angazhimin e përbashkët për forcimin e partneritetit strategjik dhe afrimin e mëtejshëm europian të Shqipërisë.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Ndryshimet statutore në PD nuk do publikohen para shqyrtimit nga kryesia

Partia Demokratike ka nisur zyrtarisht procesin për ndryshimet në...

Sali Berisha mbetet kandidati i vetëm për drejtimin e Partia Demokratike e Shqipërisë

Mereme Sela dhe Vladimir Mulaj janë skualifikuar nga gara...

Ndahet nga jeta Shaban Zeneli, “Bilbili i Çamërisë”

Shabani Zeneli, artisti i muzikës popullore shqiptare, i njohur...

Ndërtoi pa leje në tarracën e pallatit, arrestohet 57-vjeçari në Tiranë

Policia e Tiranës vuri në pranga një 57-vjeçar i...