Gonzato: Reforma Zgjedhore, themelore për rrugëtimin e Shqipërisë drejt BE-së

Më datë:

Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Silvio Gonzato, ishte i pranishëm këtë të enjte, më 13 nëntor, në një aktivitet të organizuar nga Zyra e Këshillit të Europës për prezantimin e një projekti që mbështet ciklin zgjedhor në vendin tonë, konkretisht për ngritjen e një qendre për trajnimin e administratës që përfshihet në zgjedhje.

Gjatë fjalës së tij, Gonzato theksoi rëndësinë e demokracisë dhe qeverisjes së mirë si përgjegjësi të përbashkëta dhe reciproke.

Demokracia dhe qeverisja janë përgjegjësi të përbashkëta, reciproke, dhe mbështesin dialogun e hapur, institucione të forta dhe zotime të përbashkëta ndaj jemi mbledhur sot këtu,” u shpreh ai.

Ambasadori theksoi rolin kyç të reformës zgjedhore si pjesë të rrugëtimit të Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian: “Reforma zgjedhore është pjesë domethënëse e rrugëtimit dhe zotimit që ka Shqipëria në grupkapitullin e parë, për anëtarësimin në BE, që janë pjesë e Themeloreve. Zgjedhjet transparente, qeverisja llogaridhënëse dhe pjesëmarrja qytetare janë themele të anëtarësimit në BE.”

Gonzato gjithashtu theksoi se demokracia nuk është statike, por evoluon duke u mbështetur në institucione të forta, teknologji moderne dhe vlera të përbashkëta si transparenca dhe integriteti.

“Zonja dhe zotërinj, demokracia nuk është diçka stacionare, evolulon nëpërmjet institucioneve dhe teknologjisë, por mbështetet në vlera të përbashkëta, transparencë e integritet, dhe besimin tek zgjedhjet dhe BE qëndron e palëkundur në mbështetjen e Shqipërisë, në veçantë të KQZ-së në këtë drejtim. Ju uroj një shkëmbim frymëzues.”, e përfundoi fjalën e tij Gonzato.

Sjellim ndërmend se në datën 17 nëntor do të zhvillohet konferenca e radhës ndërqeveritare Shqipëri-BE, që shënon hapjen e grupkapitullit të fundit, atë të Burimeve, Bujqësisë dhe Kohezionit.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Vrau të bijën një vit më parë në Shqipëri, Prokuroria e Tiranës mbyll hetimet për palestinezin Fadi Alwan

Prokuroria e Tiranës mbyll hetimet për palestinezin, Fadi Alwan,...

1 Maji, sindikatat protestë për kushte më të mira pune

Në Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve, 1 Maj, në Tiranë...

TURQI – Dhjetëra të arrestuar në Stamboll për 1 Majin

Dhjetëra demonstrues të mbledhur për festimet e 1 Majit...

Kontrolle të befasishme në burg, sekuestrohen telefona në Durrës

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka zhvilluar një aksion...