3.5 C
Tirana

“Lamallari: Buxheti i Ministrisë së Drejtësisë 15 miliardë lekë, pjesa më e madhe shkon për burgjet”

Më datë:

Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, ka folur këtë të mërkurë, më 12 nëntor, në komisionin për Çështjet Ligjore për projektbuxhetin e vitit 2026.

Gjatë fjalës së tij, Lamallari tha se buxheti i parashikuar për vitin e ardhshëm për këtë institucion kap shifrën prej rreth 15 miliardë lekësh.

“Kemi pasur mundësinë që për buxhetin të rakordojmë paraprakisht me Ministrinë e Financave. Buxheti prej 14.96 miliardë lekësh për Ministrinë e Drejtësisë plotëson të gjitha nevojat. Prioritare mbetet pjesa e buxhetit për menaxhimin e burgjeve, për disa projekte të reja për burgjet, si edhe për godina të reja. Mjekësia ligjore, që qytetarët të përfitojnë nga ky buxhet. Do të kemi edhe një institut model për rajonin për trajtimin e të miturve. Për efekt kohe buxheti është shumë konciz, pasi nuk kemi nevojë për buxhet shtesë. Kemi shpenzime korrente, por edhe kapitale të brendshme”, shprehet Lamallari.

Pjesa më e madhe e buxhetit për sistemin e burgjeve

Sipas ministrit Lamallari, buxheti i ardhshëm është përqendruar në forcimin e sistemit penitenciar, përmirësimin e infrastrukturës së brendshme dhe zbatimin e projekteve të reja në drejtësi dhe mjekësinë ligjore. Megjithatë pjesën më të madhe të buxhetit e merr sistemi i burgjeve. Plot 9.75 miliard lekë sipas tij, janë të dedikuara për “kushte më të mira jetese, siguri më të lartë, por edhe investime”.

Ndërtimi i IEVP Kukës, 225 milionë e 302 mijë lekë, një investim i rëndësishëm për të lehtësuar ngarkesën e institucioneve ekzistuese dhe për të balancuar shpërndarjen gjeografike.

Rikonstruksion IEVP Fushë-Krujë, 100 milionë lekë nga buxheti i shtetit. Vlera totale e projektit është 320 milionë lekë, nga të cilat 220 milionë lekë janë financuar nga Ambasada Britanike dhe grande te tjera. Projekti parashikon rehabilitimin e plotë të infrastrukturës dhe përmirësimin e kushteve të brendshme, me synim rritjen e sigurisë dhe standardeve të jetesës së të dënuarve.

Ndërkohë 2.83 miliardë lekë janë parashikuar për përshpejtimin e zgjidhjes së dosjeve të mbetura në shërbimin e kthimit dhe kompensimit të pronave.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Berisha mbledh kryesinë e PD-së: Pezullimi i Ballukut çelte portat e ferrit për Ramën!

https://www.youtube.com/live/Q7iikI9ggfk?si=zKL8ebqTre7MxlDa&t=312 Kryedemokrati Sali Berisha ka mbledhur këtë të shtunë, më...

“Nga errësira lindi shpresa”, zëri i UÇK-së jehon në Shkup për drejtësi

Shkupi është mbushur sot me flamuj kuqezi, teksa qindra...

Inspektori i IKMT-së në Kukës kërcënon drejtorin e tij, arrestohet 33-vjeçari

Inspektori i IKMT-së pranë Drejtorisë Rajonale Kukës është arrestuar...

Veliaj bën padi të re në Kushtetuese: Të shpejtohet vendimi për daljen nga burgu, kryebashkiaku mungon në detyrë

Avokatët e kryebashkiakut Erion Veliaj i kanë kërkuar Gjykatës...