Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) po vijon inspektimet në subjekte që tregtojnë Produkte për Mbrojtjen e Bimëve (PMB) në qarqe të ndryshme të vendit.
Gjatë kontrolleve në qarqet Vlorë, Lezhë dhe Elbasan, janë kryer gjithsej 18 inspektime.
Nga këto, për 10 subjekte u morën masa administrative, duke përfshirë paralajmërime.
Në kuadër të këtyre inspektimeve u bllokuan produkteve për mos¬përputhje etikete dhe PMB të paregjistruara në Regjistrin Kombëtar pranë MBZHR.
Në Qarkun Vlorë, gjatë kontrollit u gjetën preparate të paregjistruara, për të cilat u vendos masa administrative me gjobë.
Ndërsa në Lezhë, një subjekt ushtronte aktivitetin pa licencë, çka solli bllokimin e tij dhe vendosjen e gjobës.
AKU informoi se kontrollet do të vazhdojnë në të gjithë vendin, për të garantuar sigurinë ushqimore dhe zbatimin rigoroz të legjislacionit në fuqi.


