SHBA – Të paktën 12 të vdekur pas rrëzimit të avionit të mallrave në Kentaki

Më datë:

Numri i të vdekurve nga rrëzimi i një avioni mallrash të UPS në shtetin amerikan të Kentakit është rritur në 12, tha dje në mbrëmje kryetari i bashkisë së Louisville, Craig Greenberg.

“Tani mund të konfirmoj se janë 12 viktima”, tha kryetari i bashkisë për CNN, duke shtuar se tre prej tyre besohet të jenë anëtarët e ekuipazhit që kishin qenë në bordin e avionit.

Gjithashtu, mbi 12 persona u raportuan të plagosur, disa prej të cilëve shumë rëndë, duke pësuar djegie dhe plagë.

Sipas Administratës Federale të Aviacionit të SHBA-së (FAA), avioni “McDonnell Douglas MD-11” u ngrit të martën nga Aeroporti Ndërkombëtar i Louisville Muhammad Ali – rreth orës 17:15.

Avioni ishte drejtuar për në Honolulu, në shtetin amerikan të Hawaiit.

Bordi Kombëtar i Sigurisë së Transportit (NTSB) po heton shkakun e rrëzimit.

Anëtari i NTSB-së, Todd Inman, tha dje në një konferencë se kamerat e sigurisë së aeroportit treguan motorin e majtë që shkëputej nga krahu i avionit gjatë ngritjes.

Sipas zyrtarëve, vendi i rrëzimit ndodhet në afërsi të një kompanie riciklimi dhe pjesësh automobilistike.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

TURQI – Dhjetëra të arrestuar në Stamboll për 1 Majin

Dhjetëra demonstrues të mbledhur për festimet e 1 Majit...

Kontrolle të befasishme në burg, sekuestrohen telefona në Durrës

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka zhvilluar një aksion...

“BE-ja është bekim për ne”/ Rama intervistë për ANSA-n: Kur erdhi pushtimi rus ndaj Ukrainës, ata…

Kryeministri Edi Rama në një intervistës për agjencinë italiane...

Koçiu: Do të vijojmë reformat për rritje pagash dhe mundësi të barabarta

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Punëtorëve, zëvendëskryeministrja Albana...