Protestë përpara Kuvendit kundër projektligjit për barazinë gjinore

Më datë:

Aktivistë dhe përfaqësues nga shoqëria civile organizuan sot një protestë përpara Parlamentit kundër projektligjit “Për barazinë gjinore”.

Pak përpara nisjes së seancës plenare në Kuvend, ku në rend dite sot parashikohen edhe diskutime mbi këtë projektligj, qytetarë dhe aktivistë u mblodhën para Kuvendit për ta kundërshtuar.

Me pankarta në duar dhe thirrje pro familjes dhe gjinive binare burrë grua, pastori Akil Pano u shpreh se ky projektligj është një trup i huaj.

“Ky është një trup i huaj. Një kancer që do të shkatërrojë trupin tonë”, tha Pano.

Protestës iu bashkuan edhe kryetari i PD, Sali Berisha dhe disa deputetë të opozitës si Klevis Balliu, Tedi Blushi, Belind Këlliçi, Tritan Shehu etj.

Projektligji “Për barazinë gjinore”, një nismë e qeverisë synon harmonizimin e legjislacionit shqiptar me standardet e Bashkimit Evropian për të drejtat e njeriut dhe trajtimin e barabartë të grave dhe burrave.

Prej disa kohësh, diskutimet për terminologjinë dhe ndikimin e tij në familjen tradicionale kanë qenë në qendër të debateve publike dhe në komisonet përkatëse ku projektligji është diskutuar.

Sipas mazhorancës, nisma nuk krijon “gjini të reja” dhe nuk cenon familjen tradicionale, por synon vetëm mbrojtjen nga diskriminimi dhe forcimin e barazisë mes burrave dhe grave. Qëllimi i këtij projektligji sipas mazhorancës është forcimi i demokracisë përmes barazisë gjinore, si pjesë e detyrimeve që Shqipëria ka ndaj Bashkimit Evropian duke përmirësuar kuadrin ligjor të vitit 2008 për barazinë gjinore.

Ndërsa, opozita e kundërshton projektligjin “Për barazinë gjinore” duke pretenduar se ky ligj “minon” vlerat e familjes dhe shoqërisë shqiptare. Opozita ka kërkuar që ky projektligj të kalojë me referendum, pra me votën e qytetarëve.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Ndryshimet statutore në PD nuk do publikohen para shqyrtimit nga kryesia

Partia Demokratike ka nisur zyrtarisht procesin për ndryshimet në...

Sali Berisha mbetet kandidati i vetëm për drejtimin e Partia Demokratike e Shqipërisë

Mereme Sela dhe Vladimir Mulaj janë skualifikuar nga gara...

Ndahet nga jeta Shaban Zeneli, “Bilbili i Çamërisë”

Shabani Zeneli, artisti i muzikës popullore shqiptare, i njohur...

Ndërtoi pa leje në tarracën e pallatit, arrestohet 57-vjeçari në Tiranë

Policia e Tiranës vuri në pranga një 57-vjeçar i...