21.5 C
Tirana

BE-së miraton objektivin klimatik 2040 me 90% ulje emetimesh

Më datë:

Vendet e Bashkimit Evropian ranë dakord të reduktojnë emetimet e gazrave serrë me të paktën 90% deri në vitin 2040 krahasuar me nivelet e vitit 1990, duke përfshirë 5% që mund të arrihet përmes kompensimeve ndërkombëtare, tha sot  ministri danez i Klimës, Lars Aagaard.

Investimet në vendet jashtë BE-së, për shembull për të hequr emetime nga atmosfera, mund të konvertohen në kredi karboni dhe të llogariten si reduktime brenda vendit.

Ministrat e Mjedisit të BE-së ranë dakord që sistemi i kredive të futet gradualisht nga viti 2031 dhe të jetë në përdorim të plotë deri në vitin 2036, pas negociatave të gjata.

Objektivi klimatik për vitin 2040 do të rishikohet periodikisht për të siguruar përputhshmëri me zhvillimet shkencore dhe ekonomike. Kompromiset u bënë për të kapërcyer bllokimin, pasi disa vende të BE-së kishin vështirësi për të mbështetur objektiva të rinj reduktimi për shkak të shqetësimeve ekonomike dhe ndryshimeve gjeopolitike.

“Gjatë ditës dhe natës së djeshme punuam pa ndërprerje për të arritur një marrëveshje. Nuk ka qenë e lehtë,” tha Aagaard., duke shtuar se të gjithë bien dakord që Evropa duhet të mbetet konkurruese ndërsa ul emetimet.

Objektivi i ri ofron parashikueshmëri dhe siguri investimi për bizneset evropiane.

Pak para votimit, ministrat e Sllovakisë, Hungarisë dhe Polonisë deklaruan se do të votonin kundër kompromisit, ndërsa Bullgaria dhe Belgjika abstenuan. Vendimi u miratua me shumicë të dyfishtë, duke kërkuar të paktën 15 nga 27 vendet anëtare që përfaqësojnë 65% të popullsisë së BE-së.

Kjo  aaritje  mbi objektivin e vitit 2040 hapi rrugën edhe për një angazhim tjetër reduktimi të kërkuar nga Marrëveshja e Parisit e vitit 2015, pak ditë para fillimit të Konferencës së OKB-së për Ndryshimet Klimatike në Brazil (COP30).

Vendet e BE-së mbështetën gjithashtu një objektiv të detyrueshëm për një plan klimatik deri në vitin 2035, që synon uljen e emetimeve me 66.25% deri 72.5% krahasuar me nivelet e vitit 1990.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Sekuestrohen pasuritë e tre personave dhe kompanive të tyre

Prokuroria e Fierit ka sekuestruar pasuritë e tre shtetasve...

Kosova ndalon importin e shpendëve dhe produkteve të tyre nga Hungaria dhe Italia

Kosova e ka ndaluar përkohësisht importin e shpendëve të...

Tabaku: Nevojitet skemë e plotë pensionesh, trajtim me dinjitet

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku deklaroi sot se...