20.5 C
Tirana

HAPËSIRË – Sateliti  “Sentinel-1D” nis misionin për vëzhgimin e Tokës nga orbita

Më datë:

Sateliti i ri për vëzhgimin e Tokës, “Sentinel-1D”, u lançua me sukses nga porti hapësinor “Kourou” në Guajanën Franceze, duke shënuar një tjetër hap të rëndësishëm në programin evropian “Copernicus”,  që synon të mbledhë të dhëna për ndryshimet klimatike dhe menaxhimin e katastrofave natyrore.

Satelliti u ngrit mbi raketën “Ariane 6” dhe arriti në orbitë.  Ai do të operohet nga qendra e kontrollit të Agjencisë Evropiane të Hapësirës (ESA) në Darmstadt dhe do të zëvendësojë një satellit më të vjetër të programit, duke siguruar të dhëna më të sakta dhe më të shpejta për ndryshimet në sipërfaqen e Tokës.

Drejtori i ESA-s, Josef Aschbacher, theksoi se programi “Copernicus” mundëson monitorimin e akullit polar, zhvillimit bujqësor, klimës, stuhive dhe përmbytjeve.

“Radari i vendosur mbi ‘Sentinel-1D’ mund të depërtojë nëpër re dhe kushte të vështira atmosferike, duke ofruar imazhe të qarta dhe të detajuara për shkencëtarët dhe autoritetet vendore”,  tha Aschbacher.

Sonda, e cila kushtoi midis 200 dhe 300 milionë euro, mund të zbulojë ndryshime në Tokë deri në shkallën e milimetrit, nga një lartësi prej rreth 700 kilometrash. Të dhënat e mbledhura do të përdoren për të dokumentuar ndryshimet në tokë dhe ujë dhe për të mbështetur menaxhimin e emergjencave natyrore, duke përfshirë përmbytjet dhe stuhitë e forta.

Sipas Katrin Molch, drejtuese e menaxhimit të misionit në ESA, ”Sentinel-1D” bëhet satelliti i 12-të që dërgohet në orbitë nën programin “Copernicus”. Kohëzgjatja nominale e misionit është shtatë vjet, por ESA shpreson që funksionimi i tij të zgjasë deri në dhjetë vjet.

Me këtë lançim, Bashkimi Evropian forcon pozicionin e tij si lider botëror në vëzhgimin e Tokës dhe përmirëson aftësitë për parashikimin e katastrofave, menaxhimin e burimeve natyrore dhe mbështetjen e politikave mjedisore.

“Sentinel-1D” pritet të sigurojë të dhëna jetike për shkencëtarët dhe qeveritë në mbarë Evropën dhe më gjerë, duke kontribuar në kuptimin më të mirë të ndryshimeve klimatike dhe pasojave të tyre për shoqërinë.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Sekuestrohen pasuritë e tre personave dhe kompanive të tyre

Prokuroria e Fierit ka sekuestruar pasuritë e tre shtetasve...

Kosova ndalon importin e shpendëve dhe produkteve të tyre nga Hungaria dhe Italia

Kosova e ka ndaluar përkohësisht importin e shpendëve të...

Tabaku: Nevojitet skemë e plotë pensionesh, trajtim me dinjitet

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku deklaroi sot se...