21.5 C
Tirana

Borxhi publik pritet të zbresë në 53,6% të PBB-së në 2026-ën

Më datë:

Borxhi publik i Shqipërisë pritet të ndjekë një trajektore rënëse gjatë vitit 2026, duke zbritur në rreth 53,6% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB), sipas projektbuxhetit të vitit 2026, miratuar nga Qeveria.

Ministria e Financave parashikon që borxhi publik të jetë 54,1% në fund të vitit 2025.

Megjithatë, autoritetet paralajmërojnë se realizimi i planit të huamarrjes gjatë pjesës së mbetur të vitit 2025 dhe gjatë 2026 do të jetë vendimtar për arritjen e këtij objektivi.

Parashikimet përfshijnë edhe mundësinë që Garancia Shtetërore për sektorin e bujqësisë të zgjatet edhe për vitin 2026, për të mundësuar një shfrytëzim më të plotë të kësaj forme mbështetjeje.

Në aspektin e huamarrjes, qeveria parashikon të sigurojë 45 miliardë lekë në tregun e brendshëm, kryesisht përmes titujve afatgjatë të borxhit, duke synuar të ulë risqet dhe njëkohësisht të përmbushë preferencat e investitorëve vendas.

Në tregun e jashtëm, huamarrja e re do të orientohet drejt financimit të projekteve prioritare dhe mbështetjeve buxhetore, me një vlerë totale prej rreth 47 miliardë lekësh, ndërsa huamarrja neto do të qëndrojë në rreth 10,3 miliardë lekë pas përfshirjes së ripagimeve.

Sipas MF-së ulja e inflacionit gjatë vitit 2025 ka krijuar hapësira për lehtësim të politikave monetare. Banka e Shqipërisë uli normën bazë të interesit në 2,5% në muajin korrik dhe e ka ruajtur atë në këtë nivel.

Sipas projektbuxhetit, shpenzimet për interesa në tregun e brendshëm dhe të jashtëm gjatë vitit 2026 pritet të mbeten në nivele të krahasueshme me vitin 2025, ndërsa ripagesat e principalit të borxhit të jashtëm janë planifikuar në rreth 36,7 miliardë lekë. /j.p/

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Sekuestrohen pasuritë e tre personave dhe kompanive të tyre

Prokuroria e Fierit ka sekuestruar pasuritë e tre shtetasve...

Kosova ndalon importin e shpendëve dhe produkteve të tyre nga Hungaria dhe Italia

Kosova e ka ndaluar përkohësisht importin e shpendëve të...

Tabaku: Nevojitet skemë e plotë pensionesh, trajtim me dinjitet

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku deklaroi sot se...