14.5 C
Tirana

Kurti propozon Glauk Konjufcën për kryeministër

Më datë:

Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar sot, 4 nëntor, Glauk Konjufcën si kandidat për kryeministër të Kosovës.

“Unë marr vendin e Glaukut, e ai timin, siç jemi dakorduar bashkë mbrëmë”, tha kreu i LVV-së, Albin Kurti gjatë mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm të partisë.

Ai iu referua postit të zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Jashtëm dhe Diasporës, ku Konjufca ishte caktuar në ekzekutivin e propozuar nga Kurti më 26 tetor – por që nuk mori mbështetjen e 61 deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

Kjo mbledhje e LVV-së vjen vetëm një ditë para se të kalojë afati 10-ditor i presidentes Vjosa Osmani, për t’i dhënë dikujt mandatin për formimin e Qeverisë së re të Kosovës apo për të shpallur zgjedhje të reja.

Osmani u takua me përfaqësuesit e partive politike më 31 tetor për të diskutuar për çështjen e kandidatit dhe të zgjedhjeve.

Pas mbledhjes, Lidhja Demokratike e Kosovës, Partia Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës argumentuan se nuk ka shumicë dhe se zgjedhjet duket të jenë opsion. Ndërkaq, Kurti nuk u prononcua për media.

Pas takimit, Osmani tha se Kurti i kishte kërkuar një takim para 5 nëntorit – kur përfundon periudha 10-ditore – për të parë nëse mund të formohet shumica.

Osmani tha se Kushtetuta e obligon që ajo të bëjë çmos që të shmangen zgjedhjet.

Kurti ishte mandatuar më 11 tetor nga Osmani për të formuar ekzekutivin e ri.

Partia e tij ka fituar zgjedhjet e 9 shkurtit, por nuk ka siguruar ulëse të mjaftueshme në Kuvend që do t’i mundësonin që të formonte Qeverinë pa bashkëpunim me partitë e tjera.

Në zgjedhjet e 9 shkurtit, PDK-ja ka fituar 24 ulëse, LDK-ja 20, AAK-ja pesë dhe tre deputetë ka Nisma Socialdemokrate, që në zgjedhje garoi në listë të përbashkët me AAK-në.

Lista Serbe ka nëntë nga dhjetë ulëset e garantuara për minoritetin serb, një e ka partia e Nenad Rashiçit dhe dhjetë ulëse të tjera i kanë fituar përfaqësuesit e minoriteteve të tjera.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Borxhi publik pritet të zbresë në 53,6% të PBB-së në 2026-ën

Borxhi publik i Shqipërisë pritet të ndjekë një trajektore...

“Afera e ndërtimeve në Sauk – pranga për inxhinierin dhe drejtuesen teknike të IMT-së”

Policia e Tiranës ka finalizuar këtë të mërkurë, më...

Gonzato: Shqipëria angazhim të fortë politik për integrimin, të përshpejtohet ritmi i reformave

Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Silvio Gonzato i...

Sadushi: Kodi i ri Penal me mbivendosje ligjore, të rishikohet drafti

Kryetari i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi, gjatë një...