16.5 C
Tirana

“Afera e ndërtimeve në Sauk – pranga për inxhinierin dhe drejtuesen teknike të IMT-së”

Më datë:

Policia e Tiranës ka finalizuar këtë të mërkurë, më 5 nëntor, operacionin policor të koduar “Wrong Project”, pjesë e planit mbarëkombëtar “Hapësira publike”, me qëllim evidentimin dhe goditjen e rasteve të ndërtimit të paligjshëm dhe të pushtimit të hapësirave publike.

Si rezultat i aksionit, u godit një rast i rëndë i ndërtimit pa leje në një zonë rezidenciale të Saukut, ku u zbulua përfshirja e zyrtarëve të Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit (IMT) dhe e administratorëve të një subjekti ndërtues.

Siç bëhet me dije përmes një njoftimi nga policia, nga hetimet e deritanishme rezulton se pesë inspektorë të IMT Tiranë kanë lejuar ndërtimin e tre objekteve pa leje, duke shpërdoruar detyrën. Ata janë arrestuar dhe ndaluar, ndërsa një tjetër është proceduar në gjendje të lirë. Po ashtu, tre inspektorë të tjerë janë shpallur në kërkim.

Në pranga kanë përfunduar shtetasit Gj. M. (38 vjeç), K. R. (48 vjeç), A. D. (35 vjeç), O. C. (41 vjeç) dhe E. D. (32 vjeç), ndërsa në hetim është vënë E. D. (35 vjeçe). Në kërkim janë shpallur Xh. M. (32 vjeç), K. D. (37 vjeç) dhe A. N. (46 vjeç), të gjithë me detyrën e inspektorit në IMT Tiranë. Ata akuzohen për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Gjithashtu, janë arrestuar B. Xh. (35 vjeçe) dhe R. Gj. (36 vjeç), me detyra përkatëse drejtuese teknike dhe inxhinieri i subjektit ndërtues, ndërsa janë shpallur në kërkim E. K. (55 vjeçe), S. S. (67 vjeç), bashkëadministratorë të kompanisë ndërtuese, si dhe E. Sh. (Ç.) (45 vjeçe), arkitekte e projektit. Ata do të hetohen për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”.

Policia njofton se vijon puna për kapjen e 6 personave të shpallur në kërkim dhe për dokumentimin e plotë të përgjegjësive penale të 14 personave të përfshirë në këtë rast.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Rama: Digjitalizimi dhe IA, sfidë e re për Bankën e Shqipërisë

 Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në konferencën shkencore me...

“Ndriçoni Tiranën me transparencë” – Teliti i kërkon Veliajt të bëjë publike shtatë urdhra bashkiakë

Dorjan Teliti, Koordinator për Programin Ekonomik në Partinë Demokratike...

Osmani për rrëmbimin e shtetasit kosovar nga Serbia: Provokim i rëndë

 Presidentja Vjosa Osmani ka deklaruar se grabitja e një...

Apeli i Posaçëm shtyn seancën për Ilir Metën, mbrojtja kërkon përjashtimin e gjyqtares

Gjykata e Posaçme e Apelit (GJKKO) ka shtyrë seancën...