6.5 C
Tirana

Shqipëri-Kosovë, kalimi i kufirit pa kontrolle deri më 28 shkurt

Më datë:

Qytetarët që udhëtojnë me automjete të pajisura me targa të Shqipërisë dhe Kosovës do të përfitojnë nga kalimi i kufirit pa kontrolle dokumentesh deri më 28 shkurt 2026.

Ky kalim i thjeshtuar, i cili ka hyrë në fuqi më 1 nëntor, ka për qëllim të bëjë më të shpejtë udhëtimin mes dy shteteve, duke hequr kontrollet e dokumenteve për qytetarët që kalojnë kufirin.

Marrëveshja ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe Kosovës është ndarë në dy periudha kryesore. Sezoni turistik, nga 1 maji deri më 30 shtator, dhe sezoni i dimrit, nga 1 nëntori deri më 28 shkurt.

Ky sistem është krijuar për të përballuar fluksin e lartë të lëvizjeve, veçanërisht gjatë muajve të verës dhe festave të fundvitit, kur numri i udhëtarëve mes dy shteteve rritet ndjeshëm.

Në këtë marrëveshje janë përfshirë edhe pikat kufitare të tjera, si Qafë Morina, Qafë Prushi, Shishtaveci, Borja dhe Orgjosti, duke ofruar mundësi të lehta kalimi për qytetarët në më shumë zona.

Po ashtu, për banorët e fshatrave që ndodhen pranë kufirit, janë hapur 22 vendkalime të veçanta, duke bërë më të thjeshtë kalimin për ata që jetojnë brenda një brezi 30 kilometra nga kufiri.

Kjo marrëveshje është një hap i rëndësishëm për përmirësimin e infrastrukturës dhe sigurisë në zonat kufitare, duke përfshirë edhe patrullat e përbashkëta të policisë rrugore që sigurojnë një kontroll më efikas të trafikut, sidomos në rrugët që lidhin Shqipërinë dhe Kosovën me qytetet bregdetare.

Sipas të dhënave të policisë kufitare, vetëm këtë vit janë regjistruar mbi 5,5 milionë kalime në pikat kufitare, me Morinën që vazhdon të jetë pika më e ngarkuar.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Balluku: 230 mijë shërbime të transportit rrugor për qytetarët në Fier

Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku,...

Komisioni i Jashtëm kalon propozimin: Ermal Dredha ambasador në Zvicër

 Komisioni për Evropën dhe Punët e Jashtme zhvilloi sot...

“Shqipëria, progres të pashembullt”/ Komisionerja e Zgjerimit Marta Kos: Tirana i ka përmbushur ambiciet

Bashkimi Evropian publikon sot vlerësimet e tij për vendet kandidate, mes...

Berisha nxjerr të vërtetën mbi financimet e LaCivita: “Iu ngel mashtrimi në dorë”

Kreu i PD, Sali Berisha në një deklaratë nga...