Dita e zisë në nder të Fatos Nanos, FSHF shtyn ndeshjet e 2 nëntorit

Më datë:

Dita e diel është shpallur ditë zie kombëtare pas ndarjes nga jeta të ish-kryeministrit Fatos Nano. Federata Shqiptare e Futbollit bën me dije se më 2 nëntor ndeshjet e planifikuara në kampionatin “Abissnet Superiore”, Kategorinë e Parë, Kategorinë e Dytë, Kategorinë e Tretë, kampionatin e vajzave dhe kampionatet e moshave do të shtyhen.

Në kampionatin “Abissnet Superiore”, takimet e ditës së diel do të spostohen të hënën në të njëjtin orar, ndërsa ndeshjet që ishin planifikuar për të hënën do të luhen të martën në orën 16:00.

Abissnet Superiore, java 10

Tirana – Bylis, 03.11.2025, 14:00

Dinamo City – Teuta, 03.11.2025, 17:00

Flamurtari – AF Elbasani, 03.11.2025, 17:00

FK Vora – Partizani, 04.11.2025, 16:00

Egnatia – Vllaznia, 04.11.2025, 16:00

Në Kategorinë e Parë, pesë ndeshjet që ishin planifikuar të luhej të dielën do të spostohen të hënën në orën 14:00. Të gjitha ndeshjet e javës së 10-të të Kategorisë së Parë do të zhvillohen të hënën.

Kategoria e Parë, java 10   

Iliria – Burreli 03.11.2025 14:00

Kukësi – Kastrioti  03.11.2025 14:00

AF Luftëtari – Besa  03.11.2025 14:00

Laçi – Lushnja  03.11.2025 14:00

Pogradeci – Apolonia 03.11.2025 14:00

Skënderbeu – Korabi 03.11.2025 17:00

Në Kategorinë e Dytë, ndeshjet e Grupit A do të luhen sipas programit të shtunës, ndërsa takimet e Grupit B, të planifikuara për të dielën, do të spostohen të hënën në orën 13:00.

Partizani B – Devina, 03.11.2025, 13:00

Oriku – Maliqi, 03.11.2025, 13:00

Butrinti – Tomori, 03.11.2025, 13:00

Këlcyra – Eagle Football, 03.11.2025, 13:00

Ashtu siç është bërë e ditur më parë, në të gjitha ndeshjet e kampionateve “Abissnet Superiore”, Kategoria e Parë dhe Kategoria e Dytë do të mbahet një minutë heshtje në nder të kujtimit të Fatos Nanos.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Revania Tradicionale, e Ëmbël me Petë

Është një ndër delikatesat më të mrekullueshme shqiptare. E lehtë,...

Piramida e Keopsit mund të jetë mbi 25-mijë vjeçare

Piramida e Keopsit mund të jetë ndërtuar mbi 25...

WhatsApp sjell funksionin e ri “flluska njoftimesh” në Android

WhatsApp, aplikacioni në pronësi të kompanisë Meta, po vazhdon...

Avokati i Metës kundërshton masën në sallën e gjyqit

Avokati i Ilir Metës, Kujtim Cakrani, në një dalje...