22.5 C
Tirana

Roboti Neo që bën punët e shtëpisë, në treg për 20 mijë dollarë

Më datë:

Shpikja më e madhe e shekullit të 21-të është roboti, dhe në ditët e sotme mundësitë janë të shumta për të pasur një prej tyre. NEO, roboti humanoid, premton të revolucionarizojë jetën në shtëpi.

Kompania amerikane 1X, me seli në Palo Alto të Kalifornisë, ka krijuar robotin NEO, tashmë të disponueshëm për porosi. Për ta pasur në pronësi, klientët duhet të paguajnë 20 mijë dollarë, ndërsa për ta provuar në shtëpi, mjafton një abonim mujor prej 499 dollarësh. Roboti peshon vetëm 30 kilogramë, është 1.68 metra i gjatë dhe mund të mbajë ngarkesa deri në 25 kilogramë.

NEO funksionon me teknologji Nvidia, ka bateri 4-orëshe, kamera fish-eye për shikim të gjerë, si dhe mikrofona dhe altoparlantë për komunikim.

Për momentin, NEO kryen detyra bazë si pastrimi, larja e rrobave dhe sistemimi i sendeve, ndërsa për punë të reja mund të trajnohet nga ekspertët e kompanisë 1X përmes një seance të mbikëqyrur.

Por NEO nuk është vetëm një ndihmës praktik; ai mund të shërbejë edhe si asistent inteligjent personal. Mund t’ju ndihmojë të gjeni çelësat, t’ju sugjerojë receta gatimi, apo madje t’ju mësojë një gjuhë të huaj.

Deri më tani, NEO është i vetmi robot humanoid i disponueshëm në treg.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Më 5 nëntor, seanca e parë e konsultimit për Kodin e Ri Penal

Në seancën plenare të Kuvendit, Ministri i Drejtësisë, Besfort...

Burgoset 32-vjeçari që aksidentoi për vdekje adoleshentin

Gjykata vendosi masën e sigurisë “arrest me burg” për...

Bogdani i ankohet Peleshit. Kryeparlamentari: Këtë problem kemi gjithë kohës

Teksa në foltore raportonte kryetarja e Këshillit të Lartë...