13.5 C
Tirana

Berisha: Prokurori që heton Lubi Ballukun, është kërcënuar nga Rama. Dënoj me forcë aktin!

Më datë:

Kryetari i PD, Sali Berisha u shpreh se nuk do të ulet në një tryezë me kryeministrin Edi Rama për Reformën Zgjedhore, pas dakordësisë PS-PD në Kuvend.

Berisha tha se negociimi për krijimin e dhomës së Senatit dhe reduktimin e numri të deputetëve në Kuvend, do të jetë mes anëtarëve të komisionit, përfaqësues të opozitës dhe mazhorancës.

Pyetje: Jeni i gatshëm të uleni me kryeministrin Edi Rama për Senatin?

Sali Berisha: Nuk kam thënë atë. Kam një komision parlamentar, ai komision nuk parashikon aspak, në asnjë rrethanë uljen time me Edi Ramën. Ai komision parashikon që anëtarët e dy partive të diskutojnë Senatin, po u pranua vetëvetiu numri deputetëve do të reduktohet dhe unë jam për këtë variant.

Nuk është një ide e imja. Është një ide e të ndjerit Sabri Godo. Por qëndron një ide, mund të ketë një Senat dhe reduktim të numrit të deputetëve.

Denoncoj ndërhyrjen, telefonatën e Edi Ramës pranë prokurorit që ka dosjen e Lubi Ballukut, telefonatën kërcënuese dhe çdo lloj kërcënimi tjetër që i është bërë një prokurori i cili i gjetur para dëshmitarëve dhe fakteve të pakundërshtueshme ka marrë vendimin e duhur.

Ju them me garanci të plotë që është kërcënuar. Edi Rama nuk e pranon, por është regjistruar. Altin Dumani është një nga kërcënuesit, i ka thënë pak a shumë: Mendo për kokën tënde. Kërcënimi i Ramës është shumë më tepër. Pse po thërret ti zv/kryeministren… E dëgjuat ju dje kryetarin e KLSH që tha Edi Rama nuk lejon inspektorët për të audituar. A ndodh në ndonjë vend të botës?”, tha Berisha.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

OJQ-të grevë simbolike: Kosova ka nevojë për sundim të ligjit e jo inkurajim të korrupsionit

Koalicioni i organizatave joqeveritare i përbërë nga Instituti i...

Ivanka Trump interes për historinë e kulturën shqiptare, ndan tre librat që po lexon

 Ivanka Trump, vajza e presidentit të SHBA-ve, Donald Trump...

Viktor Zhusti në 83-vjetorin e lindjes, “Artisti i Merituar” që vijon të dhurojë emocione në skenën e teatrit shqiptar

 Aktori i njohur i Teatrit dhe kinematografisë shqiptare, Viktor...

Rama në Jordani, pritet nga Mbreti Abdullah II

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një vizitë zyrtare në...