Mbetje mortore në Mitrovicë të Veriut, dyshohet nga periudha e luftës

Më datë:

Mbetje mortore janë gjetur në Mitrovicë të Veriut teksa një familje po gërmonte varrin për një familjar të tyre.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës në vendngjarje janë hasur një batanije me mbetje eshtërore që dyshohet se janë të luftës së fundit në Kosovë.

Mbetjet eshtërore janë tërhequr nga IML për ekzaminime të mëtejme teksa për rastin është informuar prokurori

“Mitrovicë Veri / 1998-1999. Njësitet policore të DHKL-së në koordinim me IML-në dhe Komisionin Qeveritar për Persona të Zhdukur pas pranimit të informatës lidhur me rastin, kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku një familje gjatë hapjes-gërmimit të një varri për një familjar të tyre, ka hasur në një batanije me mbetje eshtërore të cilat dyshohet se janë të luftës së fundit në Kosovë. Mbetjet eshtërore janë tërhequr nga IML-ja për ekzaminime të mëtejshme. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Berisha: Kryengritja paqësore do të vazhdojë deri në rrëzimin e Ramës

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se protesta...

Begaj takohet me kongresmenin amerikan, fokus stabiliteti në rajon

Presidenti Bajram Begaj ka takuar gjatë një vizite në...

Osum: Gjendet trupi i 73-vjeçares së zhdukur, dyshohet se…

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Berat,...