19.5 C
Tirana

Berisha: Mazhoranca nuk mund t’ja mbyllë gojën opozitës

Më datë:

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar ashpër ndaj mazhorancës. Ai tha se opozita është përjashtuar nga diskutimet në Kuvend, duke e cilësuar situatën si “një pazar të ndyrë politik”.

“Nuk ka opozitë që të pranojë këtë realitet, këtë pazar të ndyrë në Kuvend”, deklaroi Berisha para mediave, duke shtuar se ndalimi i pyetjeve nga deputetët opozitarë përbën “kompromis me krimin”.

Ai theksoi se opozita kërkon dialog dhe transparencë, por mazhoranca “nuk mund t’i mbyllë gojën opozitës”.

“Nëse mazhoranca nuk pranon debat, atëherë nuk ka kuptim të qëndrojmë në sallën e Kuvendit”, shtoi Berisha.

Kur u pyet nëse po shmang përballjen me kreun e SPAK Altin Dumanin, Berisha tha se “mazhoranca është e frikësuar, fle mbi dosje të krimit” dhe se ai “nuk shmang asnjë përballje, as me Dumanin, as me askënd”, por se problemi qëndron te mungesa e vullnetit për të luftuar krimin realisht.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Wanted! Në kërkim për grup kriminal, kapet në Britani 30-vjeçari

Interpol Tirana/Bashkëpunim intensiv me partnerët, në kuadër të operacionit...

Nga rezoluta pas fjalës së Çelës në Kuvend, zbardhen pikat e dakordësuara mes PS-PD

Teksa gjatë seancës së sotme pati debate të ashpra...

Dosja “Partizani”/ Dështon seanca për Berishën, ja kur do të mbahet

Seanca gjyqësore për dosjen “Partizani”, ndaj kryetarit të Partisë...

TEKNOLOGJI – Australia padit Microsoft për praktika jo të ligjshme

 Autoriteti australian i konkurrencës njoftoi se po ndërmerr veprime...