18.5 C
Tirana

Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja, Apeli lë në burg autorin e dyshuar

Më datë:

Gjykata e Apelit la në fuqi masën “Arrest me burg”, për E. Sh., i arrestuar për vrasjen e gjyqtarit të Apelit, Astrit Kalaja në sallën e gjyqit, më 6 tetor.

Në burg u lanë edhe xhaxhai i autorit të dyshuar, Gj.Sh., i arrestuar si bashkëpunëtor në vrasje, si edhe punonjësi i sigurisë së gjykatës, B. K., i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim i detyrës”.

Autori i dyshuar E.Sh akuzohet për veprat penale “Vrasja e funksionarëve publikë”, “Vrasjes në rrethana të tjera cilësuese”, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë dhe “Mbajtjes pa leje dhe prodhimit të armëve, armëve shpërthyese dhe të municionit”.

Të plagosur mbetën edhe shtetasi R. K dhe E. K., babë e bir.

Çështja në Apel u shqyrtua mbi bazën e ankimit të paraqitur, nga personat nën hetim Gj. Sh dhe B.K., të cilët kërkuan ndryshimin e vendimit, caktimin e një mase sigurimi më të butë.

Gjyqtari i Apelit Astrit Kalaja u qëllua për vdekje me armë zjarri brenda sallës së gjyqit më 6 tetor. Autori i ngjarjes, palë e dëmtuar në proces, u arrestua menjëherë pas krimit. Policia vuri në pranga edhe xhaxhain e tij si bashkëpunëtor, si dhe rojën e sigurisë në Gjykatën e Apelit, për shpërdorim detyre.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Wanted! Në kërkim për grup kriminal, kapet në Britani 30-vjeçari

Interpol Tirana/Bashkëpunim intensiv me partnerët, në kuadër të operacionit...

Nga rezoluta pas fjalës së Çelës në Kuvend, zbardhen pikat e dakordësuara mes PS-PD

Teksa gjatë seancës së sotme pati debate të ashpra...

Dosja “Partizani”/ Dështon seanca për Berishën, ja kur do të mbahet

Seanca gjyqësore për dosjen “Partizani”, ndaj kryetarit të Partisë...

TEKNOLOGJI – Australia padit Microsoft për praktika jo të ligjshme

 Autoriteti australian i konkurrencës njoftoi se po ndërmerr veprime...